Baton Haxhiu, ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim, pas disa deklaratave të saj në emisionin “Opinion”, por edhe për sjelljen e saj në përgjithësi.
Haxhiu tha se Kim foli si kryeministre e Shqipërisë dhe se sot SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës Amerikane, sesa si prokurori e Shqipërisë.
“Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë. Kjo foli më shumë se kryeminsitri për Shqipërinë.
Ajo e ka marrë mandatin për një gjuhë të tillë, ajo e përfundon mandatin në dhjetor. E dyta, foli me emra të përvetshëm, që i preku dhe përkrahu, sidomos ish drejtorin Gledis Nano.
Pastaj foli për SPAK, sikur të ishte SPAK prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Mbështetja dhe diskursi për SPAK, tregon se institucionet e shtetit, nuk kanë një lloj kontrolli institucional. SPAK i përgjigjet ekskluzivisith financuesve të tillë.
Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate, por jo me këtë gjuhë.
Do të ishte e ndershme të na thotë, si mund të jetë vend demokratik, nëse ambasadorja nuk thotë cilat janë mediat e financuar nga rusët?!
Nëse Rusia është e keqja e kësaj kohe, thuaje cilat media përkrahen nga Rusia”, deklaroi Haxhiu.
Keto qendrime te forta kunder Yuri Kim, nga nje prej njerezve me te afert te Edi Rames, qe gjithnje ka folur pro aleateve dhe ka mbeshtetur ‘urdhra’ te tyre edhe kur kane qene ne disavantazh te dukshem te nje pale politike, sot akuzon ambasadoren amerikane se po sillet si kryeministre. Ndoshta Rama ka shprehur me gojen e Haxhiut mos dakordesine e tij per kundershtine e vazhdueshme te ambasadores lidhur me ligjin per amnistine fiskale. Ose ndoshta eshte nje kunderpergjigje per takimin qe ambasadorja mbajti me kreun e PL Ilir Meta, ku burime te aferta prane kryeministrise, kane rrefyer terbimin e Rames kur pa pamjet e Yur Kim ne zyren e partis se Ilir Metes.




