Fola me Macron’ Rama implikoi presidentin e Francës te Parku i Karavastasë

Fola me Macron’ Rama implikoi presidentin e Francës te Parku i Karavastasë

Pra pamë se si fal Edi Ramës dhe Belinda Ballukut shqiptarët siguruan furnizimin me energji 70 Megavat me një çmim për 24. 89 euro për megavat në orë. Vërtetë emocionuese kur e mendon, por a është e vërtetë? A po ju kushton shqiptarëve energjia e prodhuar në Pakun Fotovoltaik në Karavastasë 24. 89 euro? Sigurisht që JO! Ajo që ju shit shqiptarëve si një rekord për çmim të ulët, u shndërrua shumë shpejt në një rekord të çmimit të lartë, e kjo pas disa vizitave e takimeve mes Edi Ramës dhe Emanuel Macon, që u pasuan më pas e me jo pak lavde të Presidentit francez ndaj kryeministrit shqiptar në mes të Tiranës.

Se çfarë kanë folur Emanuel Macron dhe Edi Rama në lidhje me këtë projekt, e dijnë vetëm ata të dy, por ajo që dihet është që pas ankandit situata nisi të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, e kontratat po ndryshonin me kushte të reja në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Le ti kthehemi edhe njëherë kontratës!

Në kontratën midis palëve janë shprehur qartë se çmimi për 70 MË që Operatori Energjive të Rinovueshme (aktualisht këtë funksion e kryen FTL- Furnizuesi i Tregut të Lirë) do të paguajë ndaj Karavasta Solar shpk dhe Voltalia sa, është 24.89 Euro/MËh, detajuar në shtojcën 4 “Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike”, edhe në rastet kur Ministria zgjedh të caktojë një Blerës të ri në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe sipas nenit 3.6 të kësaj kontrate.

Në kontratë dhe në të gjithë dokumentacionin e ankandit, është shumë e qartë se “Prodhimi Mbështetur” nënkupton të gjithë prodhimin përkatës deri në dhe duke përfshirë (por jo më tepër) se 50% të prodhimit të matur në çdo periudhë skedulimi të matur sipas nenit 7.2 të marrëveshjes.

Ndërkohë gjatë zbatimit të kësaj kontrate nuk ka ndodhur asnjë ndryshim ligjor që do rëndonte zhvilluesin “Karavasta Solar shpk” apo ndonjë Veprim Material i Pafavorshëm Qeveritar sipas nenit 17 dhe 18 të kësaj kontrate që do të penalizonte Voltalia s.a.

Pas firmosjes së kontratës në gusht të vitit 2020 në QKB regjistrohet shoqëria Karavasta Solar shpk. Kjo është kompania e cila ka kryer të gjithë investimin për ndërtimin e Parkut fotovoltaik.

Më pas lidhet marrëveshja për energjin me çmimin e përcaktuar 24.89 euro.

Marrëveshja për blerjen e energjisë midis Furnizuesit të Tregut të Lirë dhe Karavasta Solar shpk sipas kushteve të kontratës kryesore midis Ministrisë dhe Voltalia sa, është firmosur në datë 19 Nëntor 2020 nga Furnizuesi Tregut të Lirë, kompani bijë e OSSHE, e cila kryen edhe funksionin e përkoshëm të Operatorit të Energjive të Rinovueshme të përcaktuar në ligjin 7/2017 “PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME”, funksion të cilin e sqaruam në hyrje të emisionit.

Në vijim në datën 22 Mars të vitit 2021 Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë zyrtare në Paris, ku ka patur një drekë shumë të frutshme me Presidentin Macron, në të cilën është diskutuar nominalisht për Voltalia sa.

Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.

Pra në të paktën dy raste, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ky projekt ka qenë temë diskutimesh me Presidentin Francez, si në pritjen speciale nga Macron në Pallatin Elyese, ashtu edhe një vit më pas në Madrit në Samitin e NATO-s, ku duket se interesi për Karavastanë ishte edhe më i lartë se diskutimet e Samitit.

Po çfarë ndodh pas drekës në Paris dhe takimit të fundit në Madrid mes Edi Ramës dhe Emmanuel Macron në Madrid?! Siç ju tham më sipër midis Karavasta Solar shpk dhe FTL në nëntor të vitit 2020 lidhet kontrata për blerjen e energjisë me çmimin 24.89. Por cuditërisht pas këtyre takimeve ajo ndryshon dhe këtu fillon dhe vjedhja e abuzimi me paratë e shqiptarëve. Emisioni plug ka arritur të gjej një pjesë të kontratës së re të lidhur.

Më 29 qershor 2022 Edi Rama ishte në Madrid në Smaitin e Natos dhe siç ai vetë deklaron është takuar me Presidentin Macron dhe ka folur për këtë park fotovoltaik.

E si për rastësi, vetëm pak ditë pas këtij takimi, më 15 Korrik të vitit 2022 lidhet Marrëveshje për Ndryshimin e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike. Nga ky dokument përftojmë të dhëna shumë të rëndësishme.

Duke qënë se:

B. Më datë 13 prill 2022 dhe pas negocimeve të frytshme. Shitësi ka shfaqur interes për lidhjen e një marrëveshje balancimi me Blerësin e Ri, në përputhje me nenin 6 të Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike.

Pra sipas këtij dokumenti zyrtar Voltalia pasi ka zhvilluar negociata të suksesshme pa përcaktuar se me kë dhe ka kërkuar në 13 prill të vitit 2022, që të lidh marrëveshje jo me FTL siç e përcakton ligji dhe e bëjnë të gjithë operatorët në treg, por drejtëpërdrejtë me KESH. Po të shohim kronologjinë mënjëhër pas kthimit të Ramës nga vizita në 22 mars në Paris fillojnë dhe negociatat me Voltalian dhe përmbyllen fiks pas kthimit të Edi Ramës nga takimi i dytë në Madrid, ku për rastësi thotë Edi Rama kanë folur për Voltalia, një sinjal ky dërguar edhe kompanisë franceze për interesimin direkt të Presidentit të tyre.

C. Më datë 16 qershor 2022 Shitësi është informuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën 3218/2, datë 14 qershor 2022 se Blerësi i Ri ka kërkuar transferimin e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike nga Blerësi te Blerësi I Ri me qëllim optimizimin e portofolit të tij dhe rritjen e efektshmërisë ekonomike të marrëveshjes së balancimit.

Pra sipas këtij paragrafi rezulton se Ergys Verdho i KESH ka kërkuar që tashmë energjinë e prodhuar në Karavasta ta blej ai dhe jo FTL. Kujtojmë se të gjitha kompanitë e tjera që prodhojnë energji në vënd energjinë e shesin te FTL. Vetëm Voltalia ka kontratë me KESH dhe kjo jo pa qëllim. Mesa duket palët janë kujtuar se duhej realizuar edhe një procedurë formale për këtë ndryshim dhe Karavasta Solar shpk është njoftuar nga MIE se Blerësi i ri, KESH, ka kërkuar transferimin e marrëveshjes së blerjes nga FTL tek ky i fundit, me qëllim optimizimin e portofolit të KESH dhe rritjen e efektshmërisë ekonomike.

Pas pëlqimit të “dhënë” nga Karavasta Solar shpk në datë 21 Qershor 2022, është firmosur marrrëveshja e re në datë 15 Korrik 2022. Por kjo marrëveshje ka dhe një detaj tjetër që përbën shkelje flagrante të kontratës dhe kushteve të tenderit.Në pikën 3 “Ndryshimet” përcaktohet:

(v) në përkufizimin e “AFAT” në nenin 1.1 fjalët pesëmbëdhjet (15) vjet zëvendësohen me pesëmbëdhjet (15) vjet plus njëzet e shtatë (27) muaj.

Pra nëse marreveshja e fimosur me Ministrinë e infrasktrukturës dhe kriteret e tenderit përcaktonin se Voltalia do shiste për 15 vjet gjysmën e energjisë së prodhuar me çmim fiks 24.89 euro, me këtë ndryshim te kjo marrëveshje në shkelje të marrëveshjës bazë vitet shtohen dhe me 27 muaj të tjerë. Kushdo që na dëgjon sot do pyesi se si është e mundur që kjo kompani të pranojë të shes energjinë me çmim kaq të ulët dhe për 27 muaj të tjerë!!! Më posht do zbulojmë se ky ndryshim është në të mirë të kompanisë dhe në kurriz të shqiptarëve dhe se vlera e abuzimit shkon në miliona e miliona euro.Pas ndryshimit të marrëveshjes për blerjen e energjisë të prodhuar nga Karavasta Solar shpk, në datën 12 Tetor 2023 është lidhur një marrëveshje drejtpërdrejtë siguruese për ekzekutimin e detyrimeve midis MIE, Volatalia s.a. Kavasta Solar shpk dhe Banka Kroate Privedna Zagreb.

Neni 12.4 (c) (ii), garanton lidhjen e marrëveshjes së balancimit dhe të marrveshjes së blerjes të energjisë vetëm për produktin e mbështetur në vlerën 24.89 Euro/MW.

Share it :