FMN i pakënaqur me Shqipërinë, kritikon qeverinë për mungesë transparence dhe zvarritje të reformave për përmirësimin e bizneseve

Pas sinjaleve bllokuese për koncesionin e TVSH, Fondi Monetar Ndërkombëtar duket i pakënaqur me Shqipërinë, edhe sa i përket koncesioneve të dhëna tashmë nga qeveria shqiptare. Nisur nga kjo, FMN nuk heziton të kritikojë hapur qeverinë shqiptare për mungesë transparence në dhënien e koncesioneve, apo siç njihen ndryshe PPP. Pas diskutimeve të bordit ekzekutiv të FMN për shqyrtimin e shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadrin e një programi të mekanizmit mbështetës, Zv/Drejtori Menaxhues i parë, njëkohësisht Kryetar i Përkohshëm, David Lipton ripërsëriti për qeverinë shqiptare mesazhin për më shumë transparencë në dhënien e PPP-ve si dhe analizimin e tyre vetëm pas një analize kosto-përfitime. “Rreziqet fiskale nga PPP-ve duhet të kufizohen, duke bërë për secilin një analizë kosto përfitim dhe duke pasur transparencë në përputhje me normat ndërkombëtare”, pohoi Lipton.

 

Kritikat për reformat 

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi gjithashtu qeverinë se po zvarrit reformat kritike për përmirësimin e klimës së biznesit. Edhe pse deklaroi se rritja ekonomike është forcuar, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit, David Lipton, vuri në dukje se përveç reformave të konsolidimit fiskal, që kanë një ecuri të mirë, ato të tjerat, të cilat përmirësojnë klimën e biznesit kanë ngecur. “Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet. Implementimi nga ana e qeverisë i reformave të vështira dhe ambicioze fiskale meriton vlerësim. Megjithatë, reformat e tjera kritike për përmirësimin e klimës së biznesit kanë mbetur pas”, deklaroi Lipton. Numri dy i FMN shtoi më tej se suksesi i reformave për klimën e biznesit do të jetë përcaktues për perspektivën e ekonomisë shqiptare.

Kredia, pronat, drejtësia Në krahun monetar, FMN ka vlerësuar politikën lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë duke e cilësuar atë si të përshtatshme. Por për të rigjallëruar kredinë, FMN paralajmëron se është e domosdoshme që të përshpejtohet zbatimi i strategjisë për uljen e kredive të këqija. “Për të rigjallëruar kredinë për sektorin privat është kritike përshpejtimi i vënies në jetë të strategjisë për uljen e kredive të këqija, duke përfshirë miratimin e ligjit për falimentin dhe atë për përmbarimin privat”, nënvizoi Lipton. Megjithatë, problemi më i madh mbeten reformat strukturore për të krijuar një ambient lehtësues të sipërmarrjes. “Fokusi duhet të jetë në zbatimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, forcimin e të drejtës së pronës dhe përmirësimi i infrastrukturës e arsimit. Këto masa do të ndihmojnë hapjen e rrugës drejt integrimin në Bashkimin Europian dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike”, vuri në dukje Lipton.

Zgjerimi i bazës tatimore FMN është kundër heqjes së taksave për disa kategori biznesi. Sipas FMN, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë bazën tatimore por dhe të rrisë eficiencën në administrimin e të ardhurave. “Angazhimi i autoriteteve për të vazhduar me konsolidimin fiskal është i rëndësishëm, për të vazhduar uljen e dobësive fiskale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Planet e autoriteteve për të vazhduar përpjekjet e tyre rregulluese fiskale në anën e të ardhurave janë të përshtatshme. Strategjia e konsolidimit duhet të synojë zgjerimin e bazës tatimore, duke kufizuar përjashtimet nga taksat dhe forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave”, përfundoi Numri dy i FMN, David Lipton.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :