Flasin ekspertët / Si reforma territoriale ndryshon balancat politike në vend

Florenc Drizari

 

hqdefaultReforma administrativo-territoriale pritet të ketë efekte elektorale në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor e në vazhdim, sipas ekspertëve në fushën e zgjedhjeve. Aktualisht në reformën e nisur nga mazhoranca është trajtuar vetëm  problemi i konfigurimit të njesive vendore, komuna e bashki, ndërkohë që për nivelin qarkut, ende ka paqartësi. Në një prononcim për gazetën “Standard”, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se zvogëlimi i numrit të qarqeve do të ketë rrjedhoja direkte në rregullat e administrimit të procesit zgjedhor, gjë që do të kërkojë edhe ndryshime në Kodin zgjedhor. Sipas tij, më e rëndësishme do të jetë efekti që do të ketë  zvoglimit i këtij numri në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqiperisë. Eksperti i zgjedhjeve flet për efektet që do të ketë zvoglimi i këtij numri në zgjedhjet lokale dhe ato qendror për partitë e mëdha dhe ato të vogla.

Kume

“Numri më i vogël i qarqeve do të krijojë mundësi shumë më të mira për konvertimin e votave të partive te vogla në mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Partive të vogla ky zvogëlim ju intereson. Ndërkohë në zgjedhjet për organet e pushetetit vendor, zvogelimi i numrit të komunave e bashkive, si rregull do të prodhojë efektin negativ për partitë e vogla. Mundesitë e tyre për t`u përfaqësuar në këshillat komunal ose bashkiak, si rregull do të zvogëlohen”,-deklaroi Kristaq Kume.

I pyetyr se sa ndikon reforma administrativo-territoriale në Kodin Zgjedhor e për pasoje në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, referuar këtu edhe dy varianteve të miratuara nga mazhoranca dy ditë më parë, atë me 39 dhe 47 bashki, Kume thotë se reforma në fjalë dhe ajo zgjedhore si procese legjislative nuk interferojnë tek njëra-tjetra, ndërkohë që sipas tij, është e rëndesishme të theksohet se Kodi zgjedhor që do të hartohet në kuadër të reformës së ardheshme zgjedhore, duhet të mbaj parasysh ndryshimet që do të prodhojë në hartën e ndarjes adminitrativo-territoriale reforma që është duke u bërë. “Duke qenë se numri i njesive vendore, komuna e bashki do të zvogelohet, pra, territori i tyre dhe numeri i zgjedhësve për çdo njësi do të rritet në mënyrë të ndieshme, është e nevojshme që të rishikohet formulimi i dispozitave sipas të cilave formohen zonat e administrimit zgjedhor”. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thekson rëndësinë që ka konsensusi politik në miratimin e reformës administrativo-territoriale mes vetë aktorëve të politikës shqiptare.

“Lidhja me sensitive midis reformes administrativo-teritoriale dhe zgjedheve, lidhje që gjeneron edhe qëndrimi e opozitës ndaj saj është mundësia që ka hartuesi dhe realizuesi i kësaj reforme për ta përdorur atë në funksion të interesave të tij elektorale. Është e hapur mundësia që vendimmarrja për formimin e  komunave dhe  bashkive të ardheshme të bëhet duke ju referuar, me përpparësi, këtij interesi. Ndaj dhe është shumë e rendësishme që produkti i kësaj reforme të  këtë kondtribuete reale të të gjithë palëve, mazhorancë e opozitë”,-deklaroi Kume. Aktualisht mazhoranca miratoi dy variante për hartën e re territoriale të vendit, variantin me 39 dhe 47 njësi. Edhe pse mes mazhorancës nuk pati një konsensus të plotë për të dalë në një variant të vetëm, harta përfundimtare pritet miratohet në fund të muajit korrik, para se të mbyllet sesioni parlamentar.

 

 

Riformatimi i KQZ? Ivi Kaso: Kodi e përcakton qartë se kur u mbaron mandati

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso, në një prononcim për gazetën “Standard”, lidhur me debatet e fundit për riformatimin e KQZ-së, shprehet se mandati i anëtarëve është i përcaktuar në ligjin e zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor konsensual e përcakton fare qartë se Kur u mbaron mandati i kryetarit dhe anëtarëve aktual, dhe cili është mekanizmi që garanton balancën politike”,-theksoi Kaso. Ndërkaq, pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të raportit të KQZ-së për vitin 2013-ë, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli për riformatimin e komisionit më të lartë të administrimit zgjedhor. Sipas Klosit, në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk mund të shkohet me këtë trupë zgjedhore për shkak të politizimit të saj.

 

 

Islami: Riformatimi i KQZ-së nuk është çështje dëshirash

Deputeti i opozitës Kastriot Islami, njëkohësisht edhe ekspert në fushën e zgjedhjeve, deklaron se riformatimi i KQZ-së nuk është i nevojshëm për faktin se komisioni në fjalë i ka të përcaktuara qartë rregullat se kur anëtarëve u mbaron mandati. Sipas Islamit, riformatimi i KQZ-së do të ishte në shkelje të ligjit dhe për këtë ai i referohet edhe shembujve të tjerë në raportet mes mazhorancës dhe institucioneve të pavarura.

“KQZ-ja ka një mënyrë sesi ndërtohet, ka një mandat dhe për këtë duhet respektuar ligji. Kjo nuk është çështje dëshirash që sa herë vjen një mazhorancë dhe e ndryshon. Nuk ndryshon formatimi sa herë që ndryshon mazhoranca. Ndryshon kur mbaron mandati dhe kur mbaron ky mandat ka një rregull sesi bëhet. Nëse ata ndryshojnë mandatin në mes, janë në thyerje të ligjit. Kjo gjë nuk është se ndodh vetëm më KQZ-në, këtë ata ia kanë bërë AMA-s e të gjithëve. Praktikisht ata po dhunojnë Kushtetutën dhe ligjit, parimet e funksionimit të institucioneve”,-tha deputeti Islami në një prononcim për “Standard”.

 

Reforma territoriale, dy variantet me 39 dhe 47 bashki, PS-LSI pa konsensus

Pas propozimit të pesë varianteve për ndarjen e re administrative-territoriale, Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi tri ditë më parë dy variantet 39 dhe 47 të hartës për ndarjen e re administrative-territoriale dhe pas konsultave në komuna dhe bashki të vendit, do të dilet me një variant të vetëm. Për zbatimin e këtij vendimi, u ngarkua ministri i Çështjeve Vendore për të ndjekur procesin e konsultimeve dhe marrjen e mendimeve nga pushteti vendor për të bërë ndarjen në përputhje me përcaktimet.

Në mbledhjen e fundit socialistët janë shprehur  në mbështetje për variantin me 39 zona funksionale, por lanë të hapur mundësinë e marrjes së elementëve pozitivë edhe nga varianti me 47 njësi. Me herët Kryeministri Edi Rama është shprehur për variantin e parë, atë të ndarjes me 30 njësi, por duke shtuar edhe njësitë minoritare në vend.

Nga ana e tyre deputetët e LSI-së kanë përjashtuar variantet me më shumë ndarje administrative.“E përjashtoj variantin me 63. Qoftë varianti me 39, qoftë varianti me 47 mendoj se janë dy variante që duhen kërkuar mendim për të dyja në vendimmarrjen përfundimtare. Nuk teprohet nëse quhet vendim historik sepse i tillë është. Për këto arsye, unë jam i mendimit që variantet 39 dhe me 47 ndarje do të ishin një propozim i mirë i Komisionit të Reformës për marrjen e opinionit nga komunitetet”, – ka thënë në mbledhjen e fundit deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

 

 

Mesila Doda

Maxhoranca e sotme përkujtoi 70-vjetorin e “Kongresit të Përmetit”, ditën e legalizimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Sot komunistet e rinj e të vjetër ndjehen më të fuqishëm e më vendimarrës se kurrë ndaj i sugjeroj udheheqsve rilindas që ta çojnë deri në fund amanetin e Enver Hoxhes dhe ta rikthejnë emërtesën e turpshme “Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë”.

Më këtë rast i rikujtoj debatikasve të rinj që në këtë vend bustet hiqen dhe diktaturat shemben, edhe kur janë të çimentuara nga trafiqet dhe pushteti.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news