Fjolla e bën të nxehtë dimrin

fjollaFjolla Morina ka përshëndetur adhuruesit e saj me fotografi të reja mjaft të nxehta nga pushimet që ajo po kalon në Maldive. Pasi publikoi këngën “Tym”, këngëtarja joshëse shqiptare ka transferuar momentet e saj të lumtura në rrjetin social “Facebook”. Ajo është parë me shoqen e saj, Ellma Hoxhiq, në pushimet luksoze në Maldive. “Ne po kënaqemi”, – ka shkruar Fjolla në “Facebook”. Fjolla Morina njihet për zhanrin e saj të kombinimit të performancave seksi me muzikën house-electro.

 

Daffy, pak më ndryshe se estrada

 Përderisa estrada e Kosovës ka zgjedhur që të paraqitet me fustane solemne nëpër xhirime të Vitit të Ri, këtë nuk e ka bërë Dafina Zeqiri, e cila ka zgjedhur që të duket pak më trendi dhe në vijë me yjet botërorë. Ajo është paraqitur me një veshje me të cilën zakonisht paraqiten Jessie J, Lady Gaga dhe Rihanna, pra është në stilin e tyre dhe jo sikurse ka vendosur që në këto xhirime të paraqitet Nora Istrefi, e cila ka zgjedhur që të paraqitet me fustane më të çelura e të cilët ekspozojnë gjoksin. Se si është veshur, Dafina e cila ka marrë mundin të kthehet nga SHBA-ja për t’u paraqitur në programet festive, mund ta shikoni vet, por ajo që vlen të theksohet është se a është kjo veshje e saj e dizajnuar nga ndonjë dizajner kosovar apo Daffy e ka blerë atë të gatshme në Nju Jork.

 

Bleona na përshëndet me një veshje të çuditshme

 Pasi ka bërë një sesion me fotografi nudo artistike, Bleona ka zgjedhur që të pozojë edhe me një veshje shumë seksi. Këngëtarja, që për momentin është duke bërë karrierë në SHBA, ka treguar se është në formë të mirë dhe kush e di mund të presim ndonjë hit bombë nga ajo, sidomos sa i përket pamjes së saj, por Bleonën ndoshta do ta kemi vështirë që ta shohim në ndonjë xhirim për Vitin e Ri në Kosovë, megjithatë në këtë foto si duket asaj janë duke i munguar xhirimet e këtilla, pasi viteve të kaluara nuk mungonte asnjëherë në to.

 

 

Sabriu: Kam “goditur në zemër”

 Sabri Fejzullahu është shprehur më se i kënaqur me suksesin e hitit të tij të ri, “Goditje në zemër”. “Është dashur disa muaj për ta përgatitur këngën ‘Goditje në zemër’, tekstin e së cilës e ka bërë Fatmir Muja, ndërsa orkestrimin e komponimin Virusi. Më duket se me këtë këngë kam goditur skenën muzikore, duke e vënë në binar muzikën zbavitëse”, – ka thënë ai për “Zërin”, duke shtuar se ideja për këtë ka qenë e bashkëshortes së tij. “Nera ka qenë iniciatore që kënga të realizohej në këtë mënyrë dhe të plasohej në momentin e duhur, kur adhuruesit e mi kanë nevojë edhe për një këngë time në këtë fundvit. Prandaj, besoj se ia kam arritur që kënga dhe klipi janë sjellë pikërisht në kohën e përshtatshme”, – ka shtuar më tej këngëtari prishtinas.

 

 

Genta bashkëpunim me Edonën

 Genta Ismajli do të vijë me një bashkëpunim me Edona Llalloshin për festat e fundvitit. Lajmin e ka zbuluar vetë Genta, duke postuar një foto me Edonën në profilin e saj në “Facebook”. “Për vitin e ri së bashku me Edonën kemi përgatitur një superkolazh të këngëve tona më të mira, të cilin mund ta përcillni në programin e RTK-së”, – ka shkruar Genta në faqen e saj.

 

 

 

Share it :