Një figurë fantazme është kapur nga kamerat duke qëndruar jashtë ndërtesës së Parlamentit të Britanisë në natën e Vitit të Ri. Fotografia rrëqethëse shfaq një figurë të tejdukshme të veshur me rroba moderne duke shikuar në Lumin Thames afër Urës Westminster në Londër. Fotografi profesional Jules Annan e kishte shkrepur këtë foto pikërisht në natën e Vitit të Ri – mirëpo këtë e kishte vënë re vetëm kur kishte shkuar në shtëpi. “Asgjë si kjo s’më ka ndodhur kurrë në jetën time. Nuk di si ta sqaroj. Nuk ishte askush aty pranë kur e shkrepa këtë fotografi dhe nuk është as ekspozim i dyfishtë e as ekspozim i zgjeruar. Ia ka treguar këtë fotografi pesë-a-gjashtë personave dhe askush nuk ka përgjigje për të”, thotë ai. Në mesin e ekspertëve me të cilët ai është konsultuar është edhe hetuesi i aktiviteteve paranormale, Lee Roberts, pronar i “Haunted Events UK”. Ai gjithashtu beson se imazhi në fotografi nuk mund të sqarohet si gabim i foto-aparatit dhe thotë se ose është aktivitet paranormal ose dikush e ka edituar fotografinë me ndonjë program.
Amerikani i dehur bllokon alko-testin
Amerikani Lewy B. Carter është dehur aq fort sa as alko-testi i policisë nuk ka arritur t`ia mat sasinë e alkoolit në gjak. Kjo do të thotë se sasia e tij në gjak ishte gjashtë herë më e madhe se që lejohet.
Carteri ka drejtuar automjetin në qytetin e Ioëas ndërsa është hetuar nga polica kur goditi një shtyllë komunikacioni njoftojnë mediet e atjeshme.
Profeci e Santerias: Na presin epidemi, luftëra….
Në fillim të çdo viti, në kuadër të ritualit të tyre jashtëzakonshëm, klerikë të Santerias, zbulojnë, gjoja, pjesë të atyre ngjarjeve që do të ndodhin gjatë këtij viti e që mund të jenë edhe para nesh. Klerikë të lartë afro – kubanë kanë tërhequr vërejtjen në ritualin tradicional të Vitit të Ri, se viti 2014 do të jetë i karakterizuar me epidemi sëmundjesh, me shkatërrim mjedisi, ndarje familjare dhe me konflikte ndërmjet popujve e shteteve që mund të shndërrohen në luftëra. Duke e prezantuar “Letrën vjetore”, raportin e grupit të vet fetar pas ritualit misterioz të Vitit të Ri me këngë dhe me flijime pulash, dhish e kafshësh të tjera, klerikët po ashtu kanë paraparë se ky vit do të shënohet edhe me vdekje të shumë udhëheqësve fetarë e politikë të njohur, por pa e dhënë asnjë emër të tyre. Feja santerike është një përzierje e katolicizmit dhe e traditës afrikane Joruba. Klerikë të saj “Letrën” e publikojnë çdo rreth 1 janarit.
Çdo i dyti fëmijë do të jetojë 100 vjet
Çdo i dyti fëmijë që ka lindur më 2014 do të mund ta festojë vitin 2114, pasi që ata do të jetojnë nga 100 vjet. Këtë hulumtim e ka publikuar e përditshmja vjenez, “Osterreich”, bazuar në prognozën e organizatës “Allianza”. Sipas gazetës, më 2014 vetëm në Austri do të lindin rreth 80.000 fëmijë, derisa nëse del llogaria e “Allianza”, atëherë 40.000 prej tyre do ta festojnë vitin 2114, shkruan kjo gazetë. 40 për qind e fëmijëve të lindur më 2014, ndërkaq, do të përfundojnë maturën dhe do të apsolvojnë në studime, kurse më 2037 do të kenë kushte optimale për jetë.Si pasojë e plakjes se popullatës dhe nataliteti të vazhdueshëm në vendet e industrializuara, në botë po zvogëlohet fuqia punëtore. Të lindurit më 2014 dhe të shkolluarit e kësaj gjenerate, sipas “Allianza”, në krejt botën do të kenë mundësi të zgjedhin punën që e dëshirojnë.
Spanjës po i “mbin” një ishull i ri
Spanjës po i “mbin” një ishull i ri Shumë shpejt, territori spanjoll mund të zmadhohet, tregoi një studim i thelluar sizmologjik, të dhënat e të cilit u publikuan ditën e hënë. Një seri tërmetesh të vogla dhe dridhjesh në tokën nën Oqeanin Atlantik, pranë ishujve Kanarie ka bërë ekspertët të besojnë se shumë shpejt mund të ndodhë një shpërthim në një vullkan të njohur nënujor. Për shkak të thellësisë se detit ne ate pike dhe llavës që pritet që ky vullkan të nxjerrë, besohet se një ishull i ri mund të formohet në vargun e ishujve që formojnë arkipelagun e Kanarieve, territor spanjoll. Megjithatë, më shqetësues është fakti që këto tronditje po vendosin në rrezik jetën e 10 mijë banorëve, në ishullin e ndodhur më pranë vatrës së vullkanit dhe nëse fenomeni do të vazhdojë, autoritetet mund të jenë të detyruar t’i shpërngulin ata.
Larja e guximshme e romakëve
Një numër romakësh të guximshëm të mërkurën kanë shënuar fillimin e vitit të ri 2014, me notin tradicional në lumin Tevere. Temperaturat e ulëta të dimrit nuk u penguan qytetarëve që të zhvishen vetëm me rroba të larjes dhe të futen në ujin e ftohët të lumit i cili kalon nëpër vet qendrën e Romës. Kjo traditë në Romë zgjat tash e më shumë se 50 vjet. Secilin vit, rreth mesditës, qytetarët e guximshëm hidhen nga ura derisa një mori qytetarësh tjerë përkrah veprimin e tyre. “Ne e bëjmë këtë not në mënyrë që të urojmë Romës, dhe gjithë italianëve vit sa më të mbarë. Ky është qëllimi i kësaj tradite e cila na është mësuar dhe bëhet tashme me gjenerata të tëra. Kjo traditë i dedikohet Romes dhe urimet i shkojnë gjithë vendit:” tha një zhytës 62 vjeçar Maurizio Palmulli. Për Palmullin kjo ishte zhytja e 26 në jetën e tij në këtë lum.
Dhoma më e qetë në botë, ku askush nuk mund të qëndrojë
Thonë se heshtja është flori, por ka një dhomë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është kaq e qetë sa askush nuk qëndron dot aty. 45 minuta, kaq është rekordi i vendosur për qëndrimin në dhomën anekoike në laboratorët Orfield. Është 99.99 përqind absorbuese e zhurmës dhe mban rekordin Guinness si vendi më i qetë në botë, por po qëndrove shumë, të bën me halucinacione. Është aq e qetë sa mund të dëgjosh zemrën, mushkëritë e stomakun tënd. Në këtë dhomë ti bëhesh vetë zhurma.
Dhoma përdoret nga NASA për të parë se sa mund të rezistojnë njerëzit pa zhurmë derisa të nisin halucinacionet.
Kthimi ne te kaluaren, kalendari i 1986-es mund te perdoret ne 2014
Kush ka ende një Kalendar, apo një axhendë të vitit 1986-të, mund ta përdorë edhe gjatë ditëve të vitit 2014-të. Duket se kalendari i vitit që sapo ka hyrë, përkon në ditë me kalendarin e 28 viteve më parë. Janë kështu dy vite të njëjtë në ditë dhe në festa. Nëse do të bënim një analizë të viteve të kaluar, do të shohim se dita e parë e vitit 1986-të ka qenë ditë e mërkurë, ashtu si edhe dita e parë e 2014-tës. Gjithashtu muaji shkurt i atij viti ka qenë i përbërë nga 28 ditë dhe ajo ditë, në vitin 2014-të do të jetë sërisht ditë e premte.




