Familja e xhihadit/ Nëna e xhihadistit Aldo Kobuzi mori pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve

Familja e xhihaditMë 10 shkurt 2015, Donika Çoku shprehet: “Më dridhet trupi pasi mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve… ua prenë vërtet”. “Ne këtu në Siri, – thotë Maria Giulia Sergio, – po vrasim të pafetë për të zgjeruar territorin e shtetit islamik”

Mediat italiane kanë zbardhur dje disa biseda “skype” të përgjuara nga shërbimet sekrete, falë të cilave është zbuluar aktiviteti i celulës terroriste italo-shqiptare, koduar nga policia italiane si operacioni “Martesa”. Të gjitha këto përgjime së bashku me aktivitetin e çdonjërit prej anëtarëve të celulës janë pjesë e dosjes prej 42 faqe përgatitur nga hetuesi i prokurorisë së Milanos Ambroxhio Moçia. Shqiptari Aldo Kobuzi, shkruhet në dosje, i vetëquajtur Said, është përgatitur si luftëtarë i shtetit islamik në një kamp ushtarak në Irak, më pas është transferuar në Siri ku ka marrë pjesë në disa aksione të dhunshme me rolin e një muhaxhedini të vërtetë. Arsyeja e martesës mes Aldo Kobuzit e Maria Giulia Sergio ka qenë pikërisht mundësia për të lejuar italianen e konvertuar në islam, për të hyrë në territorin e shtetit islamik.

 

Vrasja e dy kosovarëve

Përgjimet telefonike nisin qysh në tetorin e 2014 e marrin fund më 8 qershor 2015. Mes tyre janë dhe bisedat e Donika Cokut me familjarët e saj në Shqipëri:Me 10 shkurt 2015 Donika Çoku shprehet; “Më dridhet trupi pasi mora pjesë në prerjen e kokave të dy kosovarëve… ia prenë vërtetë”.Biseda të ngjashme zhvillohen dhe mes Aldo Kobuzit në Siri e të afërmeve të tij në Shqipëri, i cili shprehet krenar për aktet e dhunshme të kryera në emër të Allahut. Më 8 prill 2015 Maria Giulia Sergio apo ndryshe Fatima az Zahra, ndërsa flet me motrën e saj Marianën tregon se si bashkëshorti i saj Aldo ka marrë pjesë në groposjen e gjallë të një personi të akuzuar për tradhti bashkëshortore”.Ne këtu në Siri- thotë Maria Giulia Sergio, po vrasim të pafetë për të zgjeruar territorin e shtetit islamik. Iku koha e myslimanit që jeton në tokën e të pafeve. Luftëtarët e Allahut janë të fortë, inteligjentë, të mrekullueshëm, braktisin fëmijët, gratë, shtëpitë e paratë e vijnë në Siri për të luftuar”.

 

Përgjimi i “Lady xhihad”

Në nëntor të 2014, pak ditë pasi Ministria e Brendshme italiane e shpalli Maria Giulia Sergion si një person mjaft të rrezikshëm e në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, regjistrohet biseda telefonike mes saj e familjarëve në Itali;“Jemi të rrethuar nga gazetarët e nuk dalim dot nga shtëpia, jemi të burgosur këtu brenda, thotë e ëma Assunta, e të akuzojnë për terrorizëm Fatima”.Maria apo ndryshe Fatimja thotë se ishte e informuar për çka ndodhte, pasi i kishte treguar një motër nga Kosova e cila kishte ndjekur kronikat televizive. “Po ti mama mos u shqetëso, shprehet italiania Fatima, vallahi, në emër të Allahut do të dhuroj xhenetin, për ty, për Marianën, për babin, për Saidin (Aldo Kobuzi), për veten time, për të gjithë që këta të pafe i quajnë terroristë kur terrorristë janë ata vetë. Mama ti mos u shqetëso për asgjë, vetëm duhet të tregosh shumë e kujdeshme, nuk duhet të flasësh më në telefon, as të më shkruash, nëse ju pyesin thuajuni se nuk dini asgjë se ku ndodhet vajza juaj”.

 

Përgjimet e prindërve

Më 30 mars 2015 në një tjetër bisedë skype, ndërsa nxit motrën e pridërit e saj për të udhëttuar drejt Kalifatit islamik, Maria Giulia Seergio tregon dhe për disa rekrutues të shtetit islamik aktiv në territorin italianë. “Mama, thotë ajo, ti mos u preokupo për asgjë, Allahu do të lehtësoj gjithcka, ti shiti mobiljet e Inshallah përgatitu për Hixhra (udhëtimi i shenjtë drejt Sirisë). Unë nga këtu do të organizoj gjtihcka. Mos u preokupo për asgjë, pasi në Itali ka muhaxhedin që do të organizojnë lidhjet. E rëndësishem është të mos flisni me askënd, flisni vetëm me Allahun”.Babai i Maria Giulia Sergio kërkon të dij nëse në Siri mund të blej një makinë e të ketë një patentë. Maria apo Fatima i përgjgigjet “se këtu në Siri nuk duhet patentë, Saidi, (Aldo Kobuzi) ka marrë patentë si muhaxhedin, si luftëtarë i Allahut. Do t’i jap ai makinës, mos u shqetëso baba për asgjë, Saidi (Aldo Kobuzi) në Shqipëri nuk kishte patentë por dy muaj praktikë këtu në Siri e mori gjithçka. Babi nëse shkon dhe ti në front me Saidin (Aldo Kobuzi) të japin makinë dhe kallashnikov”.

 

Masakra te “Charlie Hedbo”

Më 12 maj 2015 gjatë bisedës me motrën e saj Mariana, Fatima tregon për objektivin final të luftëtarëve të Allahut të mbërrijnë në Romë ku do të zhvillojnë një betejë madhështore në emër të Allahut. “Duhet ta kuptoni, thotë ajo se deri më sot ne kemi jetuar në tokë e të pafeve e kemi gabuar gjithçka, pasi braktisëm mesazhin e Allahut, asnjë mysliman nuk duhet të jetoj nën ligjet e të pafeve e ne vrasim për këtë, ky është xhihadi. Këtu ku ndodhem unë muhaxhedinët po marrin tërë tokën e Sirisë. Mungon dhe pak dhe disa qytete e inshallah ndodh sa më parë. Më pas do të shkojmë drejt Turqisë, Arabisë Saudite me betejën finale në Romë”.Në muajin janar të 2015 pak ditë pas atentatit terrorist në selinë e revistës Charlie Hedbo në Francë, Maria Giulia Sergio ndërsa flet me familjen e saj shprehet e kënaqur aktin e dhunshëm e për vdekjen e karikaturistëve e gazetarëve; “Faleminderit Allahut për vdekjen e atyre që talleshin me Profetin tonë të Madh”, – thotë ajo.

 

Biseda e fundit

Në bisedën e fundit me gjithë pjesëtarët e familjes, më 8 qershor të 2015, Maria Giulia Sergio i përcjell mesazhin e Kalifit Al Bagdadi; “kush nuk mund të vi në Siri duhet ta kryej xhihadin në vendin ku ndodhet”. E motra e pyet se si kryhet xhihadi në Itali e Maria e konvertuar në Islam me emrin Fatima përgjigjet se “xhihadi në Itali do të thotë të vrasësh të pafetë. Ata nuk e duan shtetin islamik”.Në dosjen prej 42 faqesh të prokurorisë italiane ndaj operacioni të koduar “Martesa”, një kapitull të veçantë zë dhe doktrinuesja online e rekrutuesja e shtetit islamik Bushra Haik, me origjinë siriane, me nënshtetësi kanadeze dhe e lindur më 1985 në Bolonja. Është ajo që ka bindur Maria Giulia Sergio të niset drejt Sirisë dhe është po ajo që pas largimit të Marias, vazhdon e ndjek përgatitjen e formimin islamik të motrës së saj Mariana Sergio.

 

 Itali, shqiptari kapet duke trafikuar drogë, vihet në pranga

Një emigrant shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali nën akuzën e trafikut dhe posedimit të drogës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sasuolos, ku shqiptari kishte ndërtuar dhe një bazë për aktivitetet e tij të jashtëligjshme, raportojnë mediat italiane. Pas disa javësh kontrolli dhe përgjimi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur nga autoritetet italiane mbrëmjen e djeshme më 1 korrik 2015. Në momentin e arrestimit, shtetasit shqiptar iu gjend hashash me vete, sasi të cilën do ta shiste. Në banesën e tij, raportohet të jenë gjendur edhe doza të shumta kokaine, para të fituara nga trafikimi i saj, si dhe mjete për përgatitjen e drogës. Ky është një tjetër arrestim i bërë nga Karabinierët e qytetit të Sasuolos, e cila në një hark të shkurtër kohor ka arritur të vërë shumë persona në pranga për posedim dhe trafikim droge.

Share it :