Eskili e jep madhërisht pretencën antike për fundin e padrejtësive të sundimtarëve

Nga Ndriçim Kulla

Për shkak të politikave antiekonomike  dhe represionit politik , hakmarrjes dhe luftës së klasave  për një periudhë prej mbi  një dekade janë larguar nga Shqipëria mbi gjysma e shqiptarëvë rezident në kufirin e vitit 1913.

Regjimi  totalitarist i instaluar në Tiranë duke vazhduar me kalendarin e tij shpopullues as që  e shqetson fare  kjo gjëmë  kombëtare.

E çfarë ka ? – thotë emblematikisht kryeministri sotëm  soroian . Do t’i zëvëndësojmë shqiptarët me bangladeshian, pakistanez,afrikanë dhe aziatik   ”

Kështu  vepronte dhe Zeusi në Olimp kur kërkonte t’i zvëndësonte popullatën  e tij të revoltuar , ku ai sundontë nëpërmjet forcës, me një racë tjetër njerëzore thotë Eskili në nga tragjedinë e tij“Prometeu i mbërthyer”:   .

Historia po  përsëritet ngjashmërisht si në kohën antike edhe  sot në kohën e sundimtarit Ramadan në Shqipëri.

Në dialogun me Alain Bosquet, Kadare, duke iu përgjigjur një pyetjeje të këtij të fundit mbi qëndrimin e tij në vitet gjashtëdhjetë, thotë:

Në atë kohë dhe shumë vite më pas askush nuk mendonte se komunizmi do të binte aq papritmas. Ne ishim të bindur se do të vdisnim nën këtë regjim. Më 1984-1986 shkrova romanin “Hija”. Si e mbarova, e quajta gjënë më të natyrshme ta depozitoja në Francë, në “Banque de la Cite”, 12 Avenue Matignon. Çelësin e kasafortës ia besova Klod Dyranit, bashkë me autorizimin që ta hapte kur të donte. Ndërkaq kontrata me Dyranin ishte e qartë: romani do të botohej vetëm pas vdekjes sime.

Romani ishte një lloj testamenti letrar i shkrimtarit në diktaturë.   Përveç këtij romani të depozituar, shkrimtari mendoi për të lënë disa tekste publike të llojit testamentar, ku do t’u tregonte bashkëkohësve, dhe brezave që do të vinin se çfarë ishte përpjekur të bënte ai kundër diktaturës. Për këtë qëllim, shkrimtari zgjodhi parathënien e botimit të tragjedive të Eskilit. Ato që ka shkruar Kadareja në parathënien e përmbledhjes së tragjedive të Eskilit, do ta meritonin kritikën nga këndvështrimi i regjimit komunist që iu bë “Nëpunësit të pallatit të ëndrrave” në raportin  e plenumit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në mars 1982:

Aktualizimi i tepruar i ngjarjes, psikologjisë së njerëzve, fjalorit, terminologjisë dhe koncepteve bën që në vepër materiali i nxjerrë nga e kaluara të humbasë përmbajtjen historike e të mbetet vetëm si një mjet i thjeshtë për të transmetuar disa ide të autorit

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ato që shkruan Kadareja në parathënien e përmbledhjes së veprës së Eskilit, duke analizuar tragjedinë “Prometeu i mbërthyer”:

Drama e tragjedisë është e thjeshtë dhe e qartë: Zeusi, sunduesi i hyjnive e ka lënë racën njerëzore në padituri, errësirë, shkurt në mëshirën e zhdukjes së afërme, nga që ka ndërmend të krijojë në vend të saj një racë të re njerëzish. Askujt prej banorëve të Olimpit nuk i vjen keq për vdekjen e njerëzimit përveç Prometeut. Ai, ndryshe nga të tjerët e ndihmon dhe e shpëton fisin njerëzor nga katastrofa, por për “njeridashjen” e tij, e sidomos për dhënien e zjarrit që ishte monopol i hyjnive, Prometeu ndëshkohet rëndë prej Zeusit, duke u pranguar në shkëmbinj të shkretë humnerorë.

Në qoftë se ky fragment nga parathënia e Kadaresë do të analizohej sipas mënyrës së paraqitur në raportin e mësipërm, që ishte edhe mënyra zyrtare e të analizuarit të një vepre letrare nga regjimi komunist, atëherë do të thuhej:

Le t’ i marrim gjërat me gjakftohtësi dhe njëkohësisht nga dëshira për t’ i dhënë ndihmë sado modeste autorit dhe le të pyesim: Tema “Zeusi, sunduesi i hyjnive e ka lënë racën njerëzore në padituri, errësirë, shkurt në mëshirën e zhdukjes së afërme, nga që ka ndërmend të krijojë në vend të saj një racë të re njerëzish.”, cilës kohë, e cilit vend, cilit shtet e cilit sistem shoqëror i takojnë? Të gjitha e kishin të qartë se Kadareja kishte bërë një aluzion për Shqipërinë e kohës së tij, kur “Zeusi” (udhëheqësi i madh, Enver Hoxha), po zbatonte planin e tij për të krijuar njeriun e ri, dhe ndërkohë e kishte çuar popullin shqiptar në prag të katastrofës.

Kadareja shpresonte që bashkëkohësit dhe brezat e ardhshëm ta kuptonin mesazhin e tij, kur ai shkruante kështu në parathënien e përmbledhjes së tragjedive të Eskilit:

Në qoftë se Eskili, pasi u kujton të gjithëve se hyjnitë e sunduesit vërtet kanë qenë të pagdhendur e brutalë dikur, por tani janë qytetëruar, kjo është një shpallje, një normë, një fytyrë që ai u propozon sundimtarëve të botës. Do të pranojnë apo s’ do të pranojnë ata këtë fytyrë të re kjo është punë e tyre, por vetë propozimi është ndërkaq një akt që vepron. Në qoftë se hyjnitë nuk e duan fytyrën që u propozohet, por vazhdojnë të egërsohen edhe më, atherë aq më keq për ta. Thirrja që u është bërë: “qytetërohuni!” s’ ka shkuar aspak dëm. Ajo ua kujton të gjithëve se ata nuk janë aspak ata që duhet të ishin, prandaj kjo thirrje kthehet në burim revolte të përjetshme kundër tyre.

Në parathënien e përmbledhjes së tragjedive të Eskilit, Kadareja paralajmëron diktaturën në Shqipëri se ka disa ligje të përjetshme historike, që përcaktojnë se për të gjitha shkeljet dhe dhunimet që bëjnë sundimtarët, do të vijë një ditë ndëshkimi:

E gjithë vepra eskiliane është veç të tjerash një kambanë alarmi për t’ i paralajmëruar njerëzit se çdo shkelje e “së drejtës” do të kërkojë përherë shpagimin e saj. Vetë ky motiv dëshmon karakterin e theksuar qytetar e politik të këtyre tragjedive, frymën e lirisë dhe dufin antitiranik që i përshkon ato .

I vetmi shpëtim për tiranët është që të përpiqen ta lehtësojnë fajin e tyre, ishte mesazhi i Kadaresë në fjalët e mësipërme. Këtë mesazh të Kadaresë do ta dëgjonte pak a shumë pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia.   Por mua më duket se bërthama e librit për Eskilin që është te parathënia e veprës së Eskilit, është shumë e rëndësishme  , për shkak se atje idetë janë shprehur në një kohë shumë më të hershme, por janë të ngashme  dhe aktuale  me epokën e sotme të diktatorit të ri soroian  në Tiranë.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.