Është koha të flas pak për veten  

Haruki Murakami

 

 

murakmiSigurisht, historitë e mia janë pjesë e personazheve të mi. Historitë e mia nuk janë tërësisht pjesë e imja. Por, ngaqë jam kryesisht rrëfimtar, personazhet e mi flasin në gjuhën e atij që rrëfen gjuhën e tyre, ose më e pakta, mbartin vështrimin e atij që përcjell tek ju shikimin e tyre, kështu që më duket disi e nevojshme të shpjegojë në disa rrethana të caktuara se kush jam.

Përgjithësisht, ndërkohë, bëhem lëmsh lehtësisht ndërkohë, kur duhet të flas për veten. I çoj këmbët drejt kësaj rruge në këtë paradoks të përjetshëm: kush jam unë? Qashtër, nga këndvështrimi i të dhënave bruto, askush në këtë botë nuk mundet të thotë një tas me gjëra mbi mua përveçse unë për veten time. Kush është pikëpyetja e qenies time, unë, rrëfimtari bëj përpjekje të dëshpëruara për të eliminuar, apo krasitur ca të dhëna në raport me ‘të – vetëm e vetëm për hir të disa interesave apo aftësive si tip vëzhgues, apo vetëm për hir të një vlere apo shkalle ndjeshmërie që mbart me sqimë. E në këtë rast, cila është vlera objektive e autoportretit që ngjyej me furçë për veten time, gjer në cilën pikë i përshtatet realitetit? Është një pikë që më vë në andrallë. Një pikë që shqetëson të gjithë jetën time, në fakt.

Duket sikur pjesa më e madhe e njerëzve nuk dëshmojnë të njëjtën frikë apo shqetësim, dhe përpiqen në të kundërt, atëherë kur ua japim këtë rast, të flasin për veten e tyre me një shpirtdëlirësi të befasishme. Ju thonë për shembull: “Jam një qenie e sinqertë dhe e hapët gjer në atë farë pike qesharake”, akoma më tej: “Jam tepër i ndjeshëm, dhe kjo më shfaq probleme marrëdhënieje me njerëzit”, apo : “Jam tepër i talentuar për të marrë me mend ndjenjat e tjetrit”. Por unë, kam parë nuk e di për të satën herë vet-deklamime tejet të ndjeshme të lënduara prej tjetrit pa asnjë arsye të dukshme; njerëz të sinqertë dhe të hapët gjejnë një tas me justifikime për të kapur me çdo çmim çfarë kanë dashur, pa e kuptuar se çfarë janë duke bërë. Për sa u përket atyre që thonë se janë të talentuar për të kuptuar ndjenjat e të ngjashmëve me ta, kam parë shpesh gjithashtu të lëshojnë lajka sesa tejdukshmëri. Atëherë, në përfundim, çfarë dimë ne realisht për veten tonë?

Sa më tepër reflektoj mbi këtë subjekt, akoma më tepër dëshirojë të rezervohem për të folur për veten time (edhe kur kjo shfaqet e domosdoshme, sikur këtu). Preferoj nga larg të marrë përparësi mbi realitetin objektiv të ekzistencës së të tjerëve se sa ekzistencës time. Më pëlqen më mirë të ndjek një vizion objektiv të qenies mes për mes analizës së vendit që kanë zënë tek unë njerëz dhe ngjarje që rrëfej, apo drejtpeshime që ja mbërrij të vendos me ‘ta.

Ja natyra e ideve që më përshkon shpirtin qysh në fillimet e adoleshencës, duke ndërtuar një vizion të botës që më vjen për hise, për tu shprehur në një mënyrë më të pjekur. Sikur një mur ndërtues tendos fillin e plumbçes për të shtruar tullat e tij, ndërtoj në vete këtë mënyrë të të marrit në konsideratë të gjërave. Më tepër në mënyrë eksperimentale se sa teorike. Më tepër praktike se sa spekulative. Ndërkohë që, është e vështirë t’i shpjegosh tjetrit konceptet e mia – jam i kredhur përpos shpenzimeve të një morie situatash.

Është për këtë arsye padyshim që, shumë i ri, mësova të gjurmoj kufirin e padukshëm me të tjerët. Vendosa një hapësirë të mprehtë midis meje dhe marrëdhënieve të mia, të çfarëdollojshme qofshin këto, dhe fillova të vëzhgojë reaksionet me partnerët dhe partneret e mia duke bërë kujdes që kjo distancë të mos tkurrej. Nuk i gëlltisja lehtësisht të gjitha çka më tregonin. Të vetmet pasione pa rezervë limitoheshin në fushën e letërsisë dhe të muzikës. Kjo nuk do të thotë që isha për më tepër vetmitar.

*Fragment i adaptuar nga “Dashnorët e Sputnikut”, në shqip Flurans Ilia

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news