‘Esat Pasha, Edi Rama dhe tradhtia në mes’, reagon Vasili: Ka gjithmonë një Avni Rustem sypafjetur…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook lidhur me debatin për vijën detare.

Ndërsa e etiketon kreun e qeverisë si një ‘Esat Pashë’ të shekullit të 21, Vasili shkruan se ai ngjan me të parin vetëm nga pasioni i shfrenuar për tradhtinë.

Postimi i plotë:

Esat Pasha, Edi Rama dhe tradhetia në mes!

Rishfaqja e një Esat Pashe në shekullin e 21 është patjetër lajm i keq për shqiptarët.

Por nuk është një lajm i frikshëm.

Edi Rama apo kopja e ç’ngjyrosur e Esat Pashës ngjan me të parin vetëm nga pasioni i çfrenuar për tradhëtinë.

Ky Esatuci i ri që nuk se çfarë t’i bëjë tokës i është vërsulur detit.

Pasuritë nënujore të Shqipërisë janë të gatshëm t’i falin dhe t’i kthejnë në pasuri private, në llogari of shoresh etj.

Shqipëria ka qenë shumë e dobët, e përçarë dhe pa përkrahje në koherat e Esat Pashës e megjithatë e gjeti një Avni Rustem, qe foli në emër të gjithë shqiptarëve.

Ndaj Esatuci i ri sot nuk tremb njeri, sepse sido që të jetë ka gjithmonë një Avni Rustem sypafjetur.

Image

Share it :