Ergi sh.p.k”, “Vëllezërit Hysa” dhe “BE-IS” përfituan 22 mln euro dhe braktisën punimet, shembet rruga Qafë Buall-Krastë. Ndërpritet qarkullimi

Ergi sh.p.k”, “Vëllezërit Hysa” dhe “BE-IS” përfituan 22 mln euro dhe braktisën punimet, shembet rruga Qafë Buall-Krastë. Ndërpritet qarkullimi

Ndonëse aksi Qafë Buall-Martanesh duhej të përfundonte në prill të vitit 2025, punimet u lanë përgjysmë nga 3 kompanitë e kontraktuara, “Ergi sh.p.k”, “Vëllezërit Hysa sh.p.k” dhe “BE-IS sh.p.k”, me arsyetimin se fondet ishin të pamjaftueshme për të përfunduar asfaltimin. Pas muajve të tëra pritjeje, teksa rruga mbeti e pashtruar dhe qytetarët përballeshin me vështirësi në qarkullim, ARRSH-ja shpalli fituese kompaninë “Ergi sh.p.k”, e cila ishte ndërkaq pjesë e zbatimit të projektit të parë.

Sikur të mos mjaftonte shpenzimi i 11.2 milionë eurove për rrugën e lënë përgjysmë, ARRSH-ja i besoi edhe 11 milionë euro të tjera bashkimit të kompanive “Ergi shpk”, “Vëllezërit Hysa sh.p.k” dhe “BE-IS sh.p.k” për “Plotësimin e punimeve të rrugës Qafë Buall – Martanesh”, me gjatësi 16.4 kilometra.

Projekti i parë e nisi zbatimin në vitin 2023 dhe parashikonte që e gjithë rruga t’i nënshtrohej rikonstruksionit të plotë, nga zgjerimi i trasesë e deri te shtrimi me asfalt.

Por bashkimi i kompanive të mëparshme “BE-IS” sh.p.k”, “ERGI sh.p.k” dhe “Vëllezërit Hysa sh.p.k” e përfunduan buxhetin vetëm me zgjerimin e trasesë, duke mos bërë asnjë ndërhyrje tjetër të nevojshme.

foto galeri 123PreviousNext
Pas kësaj situate, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar një tjetër projekt po me të njëjtën vlerë, duke e çuar gjithë investimin në 22 milionë euro.

Ditët e fundit, kompania fituese ka nisur punën për vendosjen e rrjetës mbrojtëse në shpatin e malit, ku është problematike situata me rënien e gurëve.

 

Pas kësaj situate, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar një tjetër projekt po me të njëjtën vlerë, duke e çuar gjithë investimin në 22 milionë euro.

Share it :