Enveri perfundoi ne Dullë dhe Rama ne Ramzi, fundi i njejte mbetet!

Enveri perfundoi ne Dullë dhe Rama ne Ramzi, fundi i njejte mbetet!

Nga Petrit Vasili

Asnje shqiptar nuk mund te harroje qe gjate diktatures shqiptaret i vune Enver Hoxhes nofken Dulla.

Qytetarët kur flisnin me njeri tjetrin përdornin emrin “Dulla” si një emër të koduar satirik ose përçmues për ta tallur atë dhe për të anashkaluar survejimin brutal dhe mizor të Sigurimit te Shtetit.

E quanin “Dulla” si një formë rezistence në një kohë kur të folurit kunddr udhëheqjes ose regjimit te urryer kimunist mund të shkaktonte burgosje të rëndë politike ose internim të gjithe familjes.

Fundi i Dullës ishte ai qe shqiptaret vendosen ne fund te viteve 90′ dhe qe solli pluralizmin.

Ndersa sot nje Dullë i ri qesharak, i paditur, primitiv dhe ordiner po tenton te shfaqet dhe ky eshte Edi Rama ose shkurt Ramzi.

E kane pagezuar Ramzi sepse sjellja, portreti dhe vepimet e tij ngjallin vetem zi.

I trashe ne çdo sjellje, Ramzi ka shnderruar politiken dhe detyren e misionin e saj ne nje pazar fshati ku blen e shet çdo gje, ku parimet, morali dhe ligji nuk ekzistojne.

Per Ramzin blerja dhe vetem blerja ekziston dhe ne imagjinaten e tij e gjithe shteti dhe shoqeria eshte nje pazar i madh i gjësë se gjalle ky kryeshitbleresi eshte vete Ramzi.

E gjithe kjo shpjegon zvarritjen e neveritshme te Ramzit dhe ecjen kemba dores te tij neper baltovinen e korrupsionit shteteror dhe miral me te turpshem qe ky vend ka pare.

Per Ramzin koha per tu shporrur ka ardhur me kohe e me vakt, por si te gjithe ata qe kane vetem diktaturen ne koke si qellim dhe objektiv te jetes se tyre, largimi eshte nje version i pamundur.

Statujen e Dullës ne mes te sheshit qytetaret e bene copa copa se bashku me te edhe te gjithe regjimin gjakatar qe ai ngriti.

Ndersa sot Ramzi kjo fytyre e urryer, e bezdisur, dhe e peshtire per shqiptaret nuk po largohet, por po zhgarravitet neper shesh duke u perpjekur te shpikë fije bari per tu kapur.

Ramzi po ben gjithshka per te ikur ne menyren me te turpshme sepse menyre dinjitoze sigurisht qe ai nuk njeh.

Ramzi nuk rri dot me ne pushtet se ju ka dale teper te gjitheve megjithate ai zvarritet pas brekeve te banditeve dhe narkotrafikanteve me shprese se do shtyje ca kohe, ca minuta, ca sekonda.

E sigurte ne menyre absolute eshte qe ashtu si Dulla dhe Ramzi fundin e kane njelloj dhe te pashmangshem ashtu si edhe turpin e perjetshem per ate qe i bene ketij vendi.

Dulla ishte pak më me fat se vdiq pak perpara se te shihte fundin e tmerrshem, ndersa Ramzi jo nuk e pati kete fat, ndaj e ardhmja e ketij te fundit duket te jete shume me e keqe.

Po Ramzi fundin e tij mizerabel e zgjodhi vete ndaj le ta gezojë…..!

Share it :
Dëshmia rrëqethëse e qytetares në protestë: Në Onkologjik nuk ka ilaçe! Çfarë dialogu kërkon kryeministri Një dëshmi prekëse është bërë publike gjatë protestës para Kryeministrisë, ku një qytetare ka rrëfyer për News24, për gazetarin Osman Stafa, vështirësitë e saj dhe të bashkëshortit për t’u përballur me sëmundjen e rëndë, por edhe mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik. Gruaja, e cila prej tre vitesh është paciente në Onkologjik dhe vetë ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, tregon se bashkëshorti i saj vuan nga kanceri në mushkëri dhe nuk ka mundur të vijojë kimioterapinë për shkak të mungesës së ilaçit Docetaxel. Sipas dëshmisë së saj, bashkëshorti duhej të merrte seancën e tretë të kimioterapisë, e cila kryhet çdo 15 ditë, por që prej datës 28 shtator trajtimi është ndërprerë. Ajo rrëfen se janë drejtuar pranë institucioneve shëndetësore, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Më tej, ajo ngre shqetësimin edhe për mungesën e mundësisë për të kryer një ekzaminim PET Scan, të cilin bashkëshorti duhet ta kishte bërë disa muaj më parë. Sipas saj, përgjigjja që kanë marrë është se ekzaminimi mund të ofrohet në vitin 2027, ndërsa në privat kushton rreth 1600 euro. Qytetarja tregon se si ajo, ashtu edhe bashkëshorti kanë punuar për dekada me radhë, përkatësisht 32 dhe 42 vite, ndërsa sot, në përballjen me sëmundjen, ndihen të braktisur nga institucionet. “Kam ardhur sot në protestën para Kryeministrisë, edhe pse nuk jam shumë në gjendje të protestoj. Jam paciente e Onkologjikut prej 3 vitesh, bashkë me burrin. Unë jam operuar në gjoks, ndërsa burri vuan nga kanceri në mushkëri. Burri ka qenë duke bërë kimioterapi, por që nga data 28 shtator nuk e ka marrë më trajtimin, sepse nuk ka ilaç. Shkuam te Drejtoria e Shëndetësisë dhe na thanë të prisnim. Kemi lënë numrat e telefonit, por nuk na ka marrë askush. Nuk dimë se si t’ia bëjmë. Burri duhet të merrte seancën e tretë të kimioterapisë. Seancat duhet t’i bëjë një herë në 15 ditë, por që nga data 28 shtator nuk e ka bërë më. Docetaxeli mungon dhe nuk mund ta bëj as jashtë vendit, sepse ka edhe efekte anësore. Në Spitalin Onkologjik nuk ka ilaçe dhe ne nuk kemi asnjë përgjigje. Shkojmë te Ministria e Shëndetësisë dhe na thonë të presim. Nuk dimë ku të ankohemi. Unë kam 32 vite punë, burri 42 vite punë. Kemi punuar për këtë shtet dhe, kur vjen fundi, nuk ka ilaçe. PET Scan-in duhet ta kishte bërë para 6-7 muajsh. Na thonë se do të vijë në vitin 2027. Po ku ta bëj? Më thonë ta bëj në privat, por kushton 1600 euro. Ku t’i gjej unë këto para? Kush do të na përgjigjet ne? Shteti na ka lënë në këtë gjendje, ose të vdesim, ose të bëjnë çfarë të duan. Shteti ka rënë në tokë. Këtë nuk ia falim! Kryeministri thotë: ‘Hajde në dialog’. Të vijë të bëjë dialog me mua! Nuk ke ilaçe për të shëruar njerëzit, çfarë dialogu kërkon?! I bëj thirrje të gjithë rinisë që të mos e ndalë këtë protestë, sepse vendi është i yni, nuk është i këtyre kriminelëve”, ka deklaruar qytetarja.