EMRI/ I infektuar me COVID-19, humb jetën efektivi i policisë

Mbrëmjen e sotme, një efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i infektuar me COVID-19, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve mësohet se efektivi Ilir Nerguti, vetëm 50 vjeç ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Dyshimet e para janë se ai është infektuar nga babai i tij Hysni Nerguti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Mësohet se Neguti ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :