Në radhët e përfaqësuesëve të sistemit të drejtësisë në Kosovë, kusht i vecante është që institucionet të punojnë të pavarura dhe të respektojnë ligjin. Kjo është një mënyrë që qytetarët të fitojnë besim në institucionet e tyre . Kështu bëri të ditur dje shefi i EULEX-it në takimin në lidhje me prezantimin e Raportit të Progresit të Kompaktit, ku tha se institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur , por akoma po përballen me sfida. Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se po ndiqen një sërë mekanizmash për të nxjerrë në pah sundimin e rendit dhe ligjit. Veçanti që nga viti 2012 bashkë me misionin ndërkombëtar që ka qënë në Kosovë kemi ecur perpara por sfidta mbeten akoma të hapura për Kosovën për të rritur dhe vullnetin ebesimin e qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës.Shefi i EULEX-it Gabriele Meucci, premtoi që EULEX-i do ti mbështesë institucionet në rrugën e zbatimit të ligjit. “Institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur, por akoma përballen me sfida. Në konferencën e sotit kemi diskutuar se si t’i adresojmë këto sfida në mënyrën më të mirë dhe mund t’ju siguroj se ekspertet e EULEX-it po vazhdojnë t’i ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë dhe autoritetet dhe me familjen e BE-së, po punojmë së bashku për të arritur synimin tonë të përbashkët”, tha Meucci.Në fjalën e tij dhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi u shpreh :“Si kusht i veçantë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve, do me thënë institucioneve të gjyqësorit siç po shihet prokuroria dhe Gjykatat nga të gjitha ndikimet e jashtme të cilat i kalon korniza ligjore të veprimit. Gjithashtu dëshirojmë të japim porosi të gjithë qytetarëve të Kosovës se Institucionet e Drejtësisë janë duke bërë përpjekje të mëdha për forcimin e ngritjes së pavarësisë së institucioneve Gjyqësore dhe se besoj që kjo do ta qoj deri te kthimi i besimit te institucionet e drejtësisë”, tha Lumezi. Edhe shefi i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar deklaroi se dhe Bashkomi Eurppian do ti mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës.





