“Edi Rama gostit oligarkët për Vitin e Ri”

Partia “Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, ka reaguar në lidhje me vendimet e miratuara në mbledhjen e 26 dhjetorit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku u miratuan 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi, mes të cilave 7 leje ndërtimi për kulla të reja në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” rendit emrat e “oligarkëve”, siç i konsideron ajo, që do të ndërtojnë këto kulla dhe jep detajet mbi katet që do t’i shtohen Tiranës.

Sipas “Lëvizjes Bashkë”, në një qytet ku hapësira publike është tejet e pamjaftueshme, ndërtimi i 7 kullave të reja përbën një krim jo vetëm urbanistik, por edhe shoqëror, pasi qytetarët do të kenë më pak hapësirë, ajri do të ndotet shumë më tepër nga grimca të rrezikshme për shëndetin dhe trafiku do të intensifikohet.

Gjithashtu, theksohet se sipas autoriteteve ndërkombëtare, në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, ndërtimi është sektori kryesor i pastrimit të parave të krimit të organizuar.

Reagimi i plotë:

EDI RAMA GOSTIT OLIGARKËT PËR VITIN E RI

Në mbledhjen e 26 dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Edi Rama, ka miratuar për një orë 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Mes tyre gjenden 7 leje ndërtimi për kulla të reja në qytetin e Tiranës.

Në përmbushje të misionit tonë për të shpallur me guxim të vërtetën, sidomos për oligarkët dhe partnerët e krimit të organizuar, Lëvizja BASHKË rendit me siguri emrat e firmave dhe pronarëve të tyre që do të ndërtojnë kullat e reja në Tiranë:

1. Përfituesit e parë janë shoqëritë Develalb Construction, me aksioner kryesor Ilir Shtufin, dhe Edonin Konstruksion, me aksioner kryesor Agron Meçen, të cilat do të ndërtojnë një kullë me 41 kate mbi tokë në rrugën Muhamet Gjollesha. Kujtojmë se firma e oligarkut Shtufi po shkatërron parkun pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të ndërtuar, sipas tyre, kullën më të lartë në Ballkan.

2. Në rrugën e Kavajës do të ndërtohet një kullë 58-katëshe nga shoqëria Classi S&J në pronësi të oligarkut Agron Papuli.

3. Po në Tiranë do të ndërtohet edhe kulla e quajtur “Kompleks Multifunksional Hometown” nga shoqëria Epoch Construction në pronësi të Altin Çelës.

4. Nuk mund të mungonte si përfitues i lejeve të ndërtimit edhe oligarku i lidhur fort me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës Shkëlqim Fusha, shoqëria e të cilit Fusha sh.p.k. do të ndërtojë një kullë 33-katëshe.

5. Kullave të mësipërme do t’u shtohet një godinë 17-katëshe mbi tokë e shoqërisë Aulonamar, në pronësi të Isuf Berberit dhe Ektor Pustinës.

6. Në rrugën Hysni Gerbolli do të ndërtojë oligarku Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion, e cila ka përfituar leje për të ndërtuar një kullë me 36 kate mbi tokë.

7. Në rrugën Liman Kaba do të ndërtohet një kullë 19-katëshe prej shoqërisë TDT & Partners, në pronësi të Petrit Ismailit.

Në një qytet ku hapësira publike është tejet e pamjaftueshme, ndërtimi i shtatë kullave të reja përbën një krim jo vetëm urbanistik, por edhe shoqëror. Qytetarët e Tiranës do të kenë më pak hapësirë, ajri do të ndotet shumë më tepër nga grimca të rrezikshme për shëndetin dhe trafiku do të intensifikohet. Të gjitha këto në një qytet nga i cili gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, ndërtimi është sektori kryesor i pastrimit të parave të krimit të organizuar. Rëndom kapitali investues vjen nga kriminelë të regjur në trafikun e kokainës, të cilët përdorin si “prestanome” biznesmenë pa kapitalin e mjaftueshëm apo njerëz tërësisht anonimë. Të tjerë, oligarkë të pasuruar ndër vite nga prokurimet apo koncesionet, vazhdojnë të fitojnë me normë jashtë logjikës së tregut, të cilët përdorin aksesin preferencial me kryepushtetarët, duke u ofruar në këmbim një përqindje të vlerës së ndërtimit, financimin e fushatave elektorale dhe qasje të privilegjuar në media.

Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka guximin dhe vendosmërinë për të denoncuar marrëdhënien korruptive midis oligarkëve, eksponentëve të krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Jo vetëm kaq, por jemi të përkushtuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik për t’u organizuar kundër kancerit të korrupsionit dhe degradimit oligarkik të shtetit dhe strukturës ekonomike.

BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.