Edhe Frroku, kërkese në Kushtetuese

Mark Frroku_3Njësoj si ne rastin e deputetit te Shkodrës Tom Doshi, mbrojtësit ligjore te Mark Frrokut depozituan ne Gjykatën Kushtetuese kërkesen për vlefshmërinë e mandatit te deputetit.

Sipas avokatëve, Frroku duhet të lejohet të ndjekë seancat gjyqësore, pasi nuk ka një vendim për moslejimin e shkuarjes në parlament.

Per deputetin kristian demokrat, Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë arrest me burg, pasi ai akuzohet per vrasje me paramendim ne bashkëpunim te kryer 16 vite me pare, për pastrim te produkteve te veprës penale dhe fshehje e deklarim te rreme te pasurisë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :