E rëndë në Fier/ Shkrumbohet kamioni në mes të rrugës

Një kamion ka marrë flakë në ecje sot në Fier. Sipas raportimeve të para nga terreni, kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët. Rruga është bllokuar plotësisht pasi flakët mund të rrezikonin dhe mjetet e tjera.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. . Në video dëgjohen edhe plasje pasi nuk dihet me çfarë ka qenë i ngarkuar kamioni.

Ndërkohë raportohet se nuk ka viktima dhe se shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët. Por trafiku në “Qafën e Koshovicës” është bllokuar dhe lëvizja është e pamundur.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :