E rëndë/ Mbytet i riu në liqen

Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit, njofton zëdhënësi i DRP-së në Prizren , Shaban Osmanollaj.

Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ne jemi në kontakt me autoritetet e këtij shteti, njoftoi më tej ai.

Sipas disa informacioneve, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqe.

Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk ka dalë më nga aty.

Share it :