E përplasi kamioni i mbeturinave, në gjendje të rëndë 79-vjeçari shqiptar në Itali

Një 79-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Brescia. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të hënës. Mediat italiane raportojnë se i moshuari u përplas nga një kamion mbeturinash, ndërkohë që ndodhet në spital, ku po lufton për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 10 në Via Casalini të hënën. Duket se 79-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa një kamion mbetjesh e përplasi. Edhe pse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e dhunshme, 79-vjeçari është hedhur në asfalt, ku ka goditur kokën.

Ka qenë drejtuesi i kamionit që ka lajmëruar menjëherë ambulancën. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur.

Share it :