E paprecedente/ Rama – gazetareve: Do me pyesni per cfar dua une!!! Asnje reagim nga keto te fundit

E paprecedente/ Rama – gazetareve: Do me pyesni per cfar dua une!!! Asnje reagim nga keto te fundit

Edi Rama doli në një konferencë të stërgjatë sot për mediat lidhur me ligjin për lirimin e hapësirave publike.

Por në fund të saj, ai u tha gazetarëve se nuk do u përgjigjet pyetjeve.

Rama i sulmoi gazetarët duke thënë se do përgjigjet vetëm për çështjen e ndërtimeve pa leje, për të cilën foli gjatë në konferencë.

“Mos më bëni pyetje kot se nuk do merrni përgjigje, flisni për këto që dua unë. Kjo nuk është konferenca e fundvitit”, tha Rama.

Gazetarët e pyetën pikërisht për temën dhe Rama u përgjigj shkurt, duke u thënë gjithashtu se nuk do ndalej gjatë për ta.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pasi shpesh herë Rama tregon mungesë respekti ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Share it :