E dhimbshme/ Policia i rrëmben dhunshëm të birin, nënës i ngel në dorë veç ora e djalit
Pamje tronditëse nga revolta e ditës së 13-të para Kryeministrisë, ku të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Nga pamjet e transmetuara live nga SYRI, dallohen efektivët e policisë që shoqërojnë me forcë një të ri, ndërsa nëna e tij mundohet ta mbrojë por i mbetet në dorë vetëm ora e të birit.
Ky moment dramatik përcjell ankthin dhe dëshpërimin e familjarëve përballë dhunës barbare të narkopolicisë së Edi Ramës ndaj fëmijëve të tyre.




