E denuar ne Greqi, me disa mbiemra, pa deklarim ne formular/ KLGJ fut në moment të fundit në rendin e ditës verifikimin për gjyqtaren Irena

E denuar ne Greqi, me disa mbiemra, pa deklarim ne formular/ KLGJ fut në moment të fundit në rendin e ditës verifikimin për gjyqtaren me disa mbiemra

Këshilli i Lartë Gjyqsor ka futur në rendin e ditës shqyrtimin e dokumentave që janë paraqitiur nga Prokuroria për gjyqateren me shumë mbiemra Irena Gjoka.

Mos të harrojmë se Prokurorisë së Përgjithshme iu deshën 2 vite hetim për gjyqtaren dhe më 20 janar 2026 njoftoi se kishte dorëzuar në KLGJ një raport për verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme ku faktonte se vendimi ndaj Gjokës nga drejtësia greke ishte autentik

Ndërkohë mësohet se KLGJ e ka futur në momentet e fundit në rend dite.

Ndërkohë ka dalë në dritë një tjetër skandal lidhur me gjyqtaren famoze, Irena Gjoka, Shpata Maneku. Përveç mashtrimit me formularin e dekriminalizimit, rast të cilin e ka denoncuar Syri edhe më herët, Irena Gjoka rezulton se ka patur probleme edhe me deklarimin e pasurisë, gjë për të cilën është kërkuar shkarkimi i saj nga detyra, por ky dokument zyrtar është zhdukur dhe gjyqtarja në fjalë ka kaluar Vettingun. Syri.net publikoi dje një investigim me dokumente ku vërtetohej se dokumenti i Komisionerit Publik që kërkonte mos kalimin e Vettingut për gjyqtaren ishte zhdukur.

Njoftimi:

Shqyrtimi i relacionit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares znj… gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Share it :