Dyndja drejt Britanisë së Madhe, Londra dhe Parisi marrëveshje për ndalimin e emigrantëve,

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar migracionin përgjatë Kanalit të La Manche, me një marrëveshje që mund të finalizohet të hënën.

Marrëveshja do të rrisë ndjeshëm numrin e oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në plazhet e Kanalit, ndërsa Franca do të synojë të parandalojë një përqindje “shumë më të lartë” të emigrantëve që të largohen nga brigjet e saj drejt atyre angleze.

Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të kalojnë kanalin e La Manche me gomone, një udhëtim i rrezikshëm që ka rezultuar shpesh edhe me humbje jete.

Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani në vitin 2022, zbulon një hulumtim nga BBC. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria (18%), Afganistani (18%) dhe Irani (15%).

 

 

Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të binte dakord për krijimin e një qendre të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.

Share it :