Siç duket problemet kanë marrë fund te Juventusi, pasi kampionët aktualë kanë arritur të fitojnë lehtësisht kundër Atalantës me rezultat 2-0. E gjithë loja u dominua nga “Zonja e Vjetër”, duke bërë që portieri Gianluigi Buffon të jetë i papunë gjatë gjithë ndeshjes. Goli i parë për torinezët erdhi nga Paulo Dybala pas një goditje të fortë nga një largësi rreth 20 metra dhe kështu u mbyll pjesa e parë pa pasur raste të tjera të pastra për gol. Me të filluar pjesa e dytë erdhi dhe goli i dytë nga Mario Mandzukic, i cili u asistua nga Dybala. Në minutën e 80-të, “Zonja e Vjetër” dështoi të thellojë epërsinë, pasi Paul Pogba humbi penaltinë. Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit në këtë sezon dhe aktualisht mban pozitën e 12-të po me aq pikë. Tashmë kreu është vetëm gjashtë pikë lartë.





