Durrës/ Gjendet i vdekur një 60-vjeçar

Trupi i pajetë i një mashkulli 60-vjeçar është gjetur paraditen e sotme në zonën e plazhit të Currilave, në Durrës.

Sipas të dhënave të para mësohet se trupi i pajetë është parë nga disa qytetarë të cilët kanë kaluar asaj zone dhe më pas është njoftuar me urgjencë policia.

Policia e mbërritur në vendin ku u gjet burri i pajetë ka nisur hetimet për të bërë identifikimin e tij.

Një nga dyshimet e para menjëherë pas ngjarjes është ajo e një vdekjeje shkaktuar si pasojë e mbytjes në det

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :