“Duhet të hartohet një platformë”/Pedagogu Bundo: Ekonomia shqiptare do të goditet nga humbja e vendeve të punës dhe rënie e PBB-së

Në një intervistë për Ora News, pedagogu i ekonomisë, Sherif Bundo, tha se vëmendja e qeverisë duhet të përqendrohet të masat që duhen marrë për të ardhmen.

Bundo u shpreh se ekonomia shqiptare do të goditet nga humbja e vende të punës, nga rënie e PBB-së, por është e pritshme dhe nuk duhet përjetuar si alarm.

“Programet e qeverisë janë njoftuar se do të ishin me 3 faza, por ne kemi mësuar deri më tani vetëm për 2 faza e para. Ishte paga minimale dhe bonusi prej 40 000 lekë për bizneset e tjera. Ekonomia është një makinë gjigante, nuk pushon dhe lëviz kollaj. Vëmendja e qeverisë duhet të përqendrohet të masat që duhen marrë për nesër.

Duhet vendime, strategji dhe ligje efekti i të cilave do të jepet matanë 3 apo 6 muajsh. Ekonomia shqiptare do të goditet nga humbja e vendeve të punës, nga rënie e PBB-së, por është e pritshme dhe nuk duhet përjetuar si alarm. Disa produkte, sidomos ato të shportës do të kenë inflacion, sipas llogaritjeve tona diku te 5-8%.

Efektet negative vërtetë do të jenë të ndjeshme, por nuk kemi pse ta përjetojmë si panik. Njerëzit kanë ulur konsumin, po ashtu kanë ulur shpenzimet e veshjeve, për restorante, për udhëtime apo ato të luksit. Këto pasoja duhet të tërheqin vëmendjen e qeverisë, por të hartohet një platformë.”, tha Sherif Bundo.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :