Dosja McGonigal/ Michael Rubin: Drejtësia shqiptare mund të kërkojë bashkëpunim…Edi Rama ka diçka që po fsheh…

Michael Rubin, ish-zyrtar në Pentagon, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV me Armela Ferkon, është ndalur edhe te afera Rama-McGonigal, ku ky i fundit u dënua për korrupsion nga kryeministri shqiptar, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij.

Pyetjes se a duhet të ketë më shumë informacion pas dënimit të McGonigal nga drejtësia amerikanë, Rubin theksoi se ‘tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh’.

Intervista

FerkoPër dosjen e Uashingtonit, McGonigal ne dimë që është shpallur fajtor, ka pranuar se është korruptuar nga shqiptarët dhe madje u zbuluar linja e komunikimit që shkonte deri te kryeministri Rama. Kur ka një dënim ndaj personit që korruptohet, a duhet të ketë më shumë informacion edhe për korruptuesin në këtë rast?Rubin: Do të ishte një kërkesë e natyrshme dhe e arsyeshme. Tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh dhe me siguri që nuk mund ta bëjë këtë kërkesë.

Kur nuk keni zgjedhje që nuk i bëjnë politikanët përgjegjës, shtypi i lirë i bën këta politikanë përgjegjës. Mbase Edi Rama ka diçka për të fshehur, mbase nuk ka, por nqs atij nuk i vijnë pyetjet nga diplomatët dhe nga gjyqtarët, pyetjet atij duhet t’i vijnë nga Gazeta Reti

Share it :
Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste! Nga Boldnews.al Është njësoj si një piroman recidivist ta emërosh “rojtar pylli”, pasi t’i kesh dhënë në duar benzinë dhe shkrepëse. Kjo ndodhi në Parlament, kur deputetët e mazhorancës zgjodhën Genta Tafa Bungon, Komisioneren Kundër Diskriminimit. Ish-anëtarja e KPK-së (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte emri që socialistët nuk mund ta kthenin kurrë pas… Emri që mori bekimin e mazhorancës që do të drejtojë “institucionin e pavarur”, u përfshi në një skandal të dyshuar serioz ku pretendohet se në një audiopërgjim ajo shprehet: “Do t’i heqim ata malokët”, duke iu referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriu i vendit. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Të gjithë në rresht 83 vota të socialistëve e katapultuan Bungon në “institucionin e pavarur”. Ndër të tjera Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, vendbanimit etj. Paradoksalisht e akuzuar si e dyshuar për diskriminim krahinor e gjuhësor mori postin e personit që të mbron nga diskriminimi. Një detyrë që ajo nuk e kishte preferencën e saj të parë, por siç i rrodhi situata duhet të jetë e lumtur. Ajo aplikoi për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë, por pas verifikimit të kriterit të pasurisë, Bungo nuk e kaloi këtë test, duke mos justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e pantundshme. Pasi nuk u pranua si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të moskalimit të kriterit të pasurisë, vendosi të katapultohej nga socialistët në zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit.