Dosja “Bankers”, Klodiana Lala: Hetimin ta marrë në dorë SPAK, duhet bllokuar shitja e aseteve!

Dosja “Bankers”, Klodiana Lala: Hetimin ta marrë në dorë SPAK, duhet bllokuar shitja e aseteve!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se dosja “Bankers” duhet t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, në mënyrë që hetimit t’i shkohet deri në fund. Një hetimi tillë sipas saj mund të nxjerrë edhe emra zyrtarësh të lartë të përfshirë në skandale, gjatë viteve që kjo kompani ka operuar në vendin tonë. Ajo u shpreh se prokuroria duhet të bëjë ngrirjen e aseteve që të mos lejohet shitja.

“Bankers nuk operon sot në vendin tonë. Ka pasur dyshime që janë përfshirë zyrtarë të lartë. Prokuroria e Fierit duhet t’ia kalojë dosjen Prokurorisë së Posaçme, e cila ka atributin për të hetuar zyrtarë të lartë, mbi ministra, ish-ministra, drejtorë që kanë patur për detyrë të kontrollonin pagesat e “Bankers”.

Duhet bllokuar shitja e aseteve të saj. Si ka mundësi që një kompani ka interes për të blerë një kompani që është nën hetim? Ose ata e kanë të qartë që hetimi do të mbyllet, ose fitimi është aq i madh sa edhe me hetimin do ta marrin riskun e kompanisë.

Prokuroria duhet të bëjë ngrirjen e aseteve që të mos bëhet shitja”- tha Lala.

Share it :