Dosja Balluku/ Gjoni: Nëse s’i hiqet imuniteti, Gjermania dhe Holanda do ushtrojnë më shumë presion ndaj Ramës
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Gjin Gjoni u shpreh se të dhënat më të fundit sinjalizojnë se abuzimet e pretenduara gjatë kohës kur ajo drejtonte “Albcontrol” mund të jenë vetëm maja e ajsbergut në një skemë me qarkullim të dyshimtë fondesh që llogariten deri në 8 miliardë euro.
Gjoni tha se tashme dyshimet janë fokusuar në dy akuza tejet të rënda: korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale, vepra në të cilat parashikohen dënime nga 4 deri në 15 vjet burgim
Përballë këtyre akuzave, ligjvënësi demokrat thotë se SPAK gjendet para detyrimit procedural për të rënduar pozitën e saj duke kërkuar një masë të re sigurimi në Parlament, e cila mund të përkthehet në arrest me burg ose arrest shtëpie.
Një e madhe e dosjes Balluku, sipas Gjonit, është thirrja në ambientet e Prokurorisë së Posaçme të Igli Tares, i cili mori statusin e të pandehurit, një zhvillim që konsiderohet si një provë shtesë që lidhet me veprimtarinë e zëvendëskryeministres, duke dëshmuar se hetimet po zgjerohen përmes bashkëpunëtorëve ose personave të tretë të përfshirë në skema të pastrimit të parave.
E dhe në rastin konkret kjo është vetëm maja e ajsbergut, të paktën sipas këndvështrimit tim, sepse bëhet fjalë për një vlerë e cila është marrë në kohën që ka qenë drejtoresha e Albcontrolit dhe nuk është shtrirë periudha gjatë së cilës zonja Balluku ka qenë me cilësinë e ministres së infrastrukturës dhe ekonomisë në atë kohë, sepse kanë qenë të dyja bashkë, dhe njëkohësisht zëvendëskryeministres. Çështjet e abuzimit në periudhën për të cilën pretendohet nga viti 2019 deri në vitin kur u largua, për shkak edhe të largimit nga ana e kryeministrit të zonjës Balluku, rezulton që ka një qarkullim të parave vetëm nga kjo ministri në një shumë prej 8 miliardë euro. Çka, po të nisesh nga shuma e lekëve të cilët është lëvruar dhe kjo ministri ka pasur në dispozicion, tregon që gjërat në bazë të hetimeve, në rast se organi i prokurorisë gjithmonë ngre hipotezën, do të vazhdojë të hetojë në raport me ndjekjen e parave (folloë the money), besoj që do të ketë edhe gjëra të tjera të cilat do dalin më pastaj gjatë procesit të hetimit dhe procesit të gjykimit.
Duhet parë në dy këndvështrime. E para duhet gjithmonë të mendojmë në rast se SPAK-u, sepse ditën e djeshme ka pasur edhe diskutime në raport me këtë dhe nga radhët e partisë socialiste ka aludime që SPAK-u nuk mund ta sjellë kërkesën e re në parlament. Po t’i referohesh kushteve të reja të cilat sot organi i akuzës ka dalë, dhe sipas njoftimeve të cilat kanë dalë në shtyp, kemi dy akuza të reja të cilat janë akuza shumë të rënda. Dhe po t’i referohesh akuzës së parë i cili është korrupsioni pasiv, varion me një masë dënimi nga 4 deri në 8 vjet dhe pastrimi i produkteve të veprës penale në rastin konkret shkon në rastin më të mirë nga 4 deri në 10 dhe në rastin me nga 7 deri në 15 vjet burg. Çka tregon që rrezikshmëria shoqërore e personit dhe e veprave penale për të cilën organi i akuzës ka nxjerrë në rastin konkret, tregon që ka një rëndim të pozitës procedurale të zonjës Balluku. Dhe në rastin konkret nga pikëpamja profesionale organi i akuzës duhet patjetër që të vijë me një masë të re në parlament për të kërkuar një masë sigurimi që mund të jetë ajo e arrestit në burg ose e arrestit në shtëpi.
Dhe kjo po t’i referohesh deklaratave të cilat zoti Rama ka bërë përpara grupit parlamentar dhe pyetjeve të cilat i janë drejtuar nga gazetarët, në justifikimin që ka dhënë në moslejimin e heqjes së mandatit dhe dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit, se veprat penale për të cilën është sjellë zonja Balluku nuk kanë lidhje me korrupsionin. Dhe ardhja e një akuze të re e lidhur me korrupsionin por që ka të bëjë përpara periudhës në të cilën zonja Balluku ka qenë me cilësinë e zëvendëskryeministres, besoj dhe mendoj që në logjikën normale të gjërave duhet patjetër që organi i prokurorisë të vijë me një kërkesë dhe kryeministri i ndodhur përpara një situate të tillë duhet patjetër që t’i qëndrojë deklarimit të tij publik, por njëkohësisht edhe kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, por njëkohësisht edhe deklarimeve dhe të zezës mbi të bardhë të shkruar në raportin e KE-së dhe në kushtet të cilat janë vendosur 34 kushtet.
Dhe një nga kushtet është çështja e imunitetit parlamentar, të cilat nuk e përmendin në mënyrë taksative çështjen Balluku, por e lidh imunitetin parlamentar si një funksion i cili është në funksion të ushtrimit të pushtetit. Dhe në rastin konkret, çështja e imunitetit të zonjës Balluku ashtu siç e ka deklaruar edhe kryetari i komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian zoti McAllister, është pikë kritike në lidhje, në raport me ecurinë e bashkimit e të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, në rast se ne do të shkojmë drejt teorisë që zoti Rama nuk do të, dhe do ushtrojë presion që në pikëpamjen time edhe mund të ekzistojë ndaj organit të prokurorisë që mos të sjellë një kërkesë të re për sa kohë që zonja Balluku është në hetim dhe është shumë shpejt dosja e saj dhe për shkak të afateve procedurale mund të shkojë për gjykim. Por mund të ketë hetime të tjera të mëvonshme në raport edhe me pasuritë e tjera.
Sepse raste të kësaj natyre, unë thashë edhe më përpara mund të ketë, rasti i zotit Tare është një pikë e vogël në oqean në raport me gjithë tenderat dhe mënyrën se si ka proceduar zëvendëskryeministrja gjatë ushtrimit të detyrës. Dhe ashtu siç e theksova, kjo ka të bëjë përpara marrjes së detyrës si zëvendëskryeministre dhe flitet në kohën për të cilën zonja Balluku ka qenë me cilësinë e drejtoreshës së Albcontrolit. Tani të dalim tek çështja tjetër. Në rast se zoti Rama do lëshojë imunitetin dhe do japë autorizimin organit të prokurorisë mbi bazën e një kërkese të re, të jeni të sigurt që presioni i zonjës Balluku ndaj zotit Rama do jetë shumë i madh dhe ne e kemi parë edhe në momentin e parë dhe të gjithë mediat, por edhe njerëzit të cilët janë pranë qarqeve të tyre, rrethit të ngushtë, padyshim që e shihnin me shqetësim mënyrën se si do operohej deri në momentin aktual.
Nga krahu tjetër, mosdhënia e autorizimit patjetër që do rrisë presionin jo vetëm të opozitës shqiptare, jo vetëm të publikut dhe të qytetarëve të cilët kanë dalë në rrugë dhe unë i përshëndes edhe të gjitha protestat dhe kërkesat të cilat qytetarët kanë dalë prej pesë ditësh dhe besoj ditën e shtunë dhe të diel numri i protestuesve, të cilët do marrin pjesë kundër qeverisë Rama do jetë në një numër akoma më të konsiderueshëm sesa në ditët e para, të paktën nga informacionet që kam unë. Por edhe presionin ndërkombëtar dhe padyshim rasti i Gjermanisë dhe rasti i Holandës janë gur themeli në kërkesat të cilat dhe presionit që kanë ushtruar ndaj qeverisë Rama për të lënë imunitetin e zonjës Balluku.
Unë them se po. Sepse të gjitha materialet dhe të gjithë të dhënat dhe gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion dhe i cili është bërë publik edhe në rastin e Parlamentit Evropian, edhe në rastin e KiE-së, edhe në rastin e KE-së, rezulton se çështja e mosdhënies së autorizimit për imunitetin dhe lejimi i autorizimit për caktimin e masës së sigurimit, padyshim që ka qenë një gur prove për drejtësinë shqiptare por njëkohësisht edhe për mazhorancën aktuale. Sepse çështja e imunitetit, dhe po t’i referohemi edhe materialit në lidhje me imunitetin parlamentar, kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kornizës kushtetuese të krijuar për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve. Dhe thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret rreptësisht në përputhje me procedurat dhe dispozitat kushtetuese dhe ligjore, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikueshme.
Pra, dhe pa ndërhyrje politike dhe vonesa të pajustifikueshme’ është një sinjal që imuniteti që jepet qëllimisht për të mbrojtur individë të caktuar dhe imunitet që vonohet ose mohohet qëllimisht për të penguar drejtësinë në procedurat antikorrupsion… Dhe rasti i cili ka dalë në dritë nga dita e djeshme, rezulton që është një rast i pastër korrupsioni dhe akuza e cila i bashkëngjitet rastit të korrupsionit është pastrimi i produkteve të veprës penale. Pra paratë të cilat kanë ardhur nëpërmjet korrupsionit, nëpërmjet personave të tretë, sepse në rastin konkret çështja e zotit Tare është si person i tretë dhe është marrë me cilësinë e të pandehurit, çka tregon që në rastin konkret pastrimi i parave është në bashkëpunim. Dhe pozita procedurale e zonjës Balluku në rastin konkret është rënduar dhe kemi kalimin nga paragrafi i parë që mund të ishte në rastin konkret në paragrafin e dytë që ka një marzh dënimi nga 7 deri në 15 vjet.
Çka, rasti i parë 4 deri në 8 dhe rasti i dytë 7 deri në 15, pozita procedurale dhe detyrimisht unë shpresoj dhe gjykoj edhe nga pikëpamja profesionale, nuk e di se në çfarë faze ndodhet në lidhje me çështjet e tjera dhe hetimet e tjera në lidhje me pasuri ose me pastrime të produkteve të veprës penale ose çështje të korrupsionit për të cilat janë një numër i madh tenderash të organizuar nga ana e saj, të kemi elementë të tjerë ose akuza të tjera shtesë në raport me personin nën hetim dhe të pandehurin zonjën Balluku.
Normalisht sipas pikëpamjes sime referuar edhe Kodit të Procedurës edhe mënyrës se si pritet që kërkesa të shkojë në drejtim të gjykatës, dhe në rast se organi i akuzës kërkon që të marrë një masë sigurimi akoma më të rëndë se çka në momentin aktual, sepse duhet të jemi të qartë dhe këtu flas si jurist, kemi prezumimin e pafajësisë që është një element shumë i rëndësishëm i kornizës kushtetuese dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por çuarja e një kërkese kërkon padyshim kërkesë të re në një pozitë procedurale akoma më të rëndë për një masë sigurimi akoma më të rëndë.



