Doshi: Ruçi nuk kontrollohet as nga Rama dhe as nga Meta. Rikthimi në PS s’përbën lajm

Tom DoshiGëzim Saliu

Deputeti Tom Doshi sqaroi duke dalë nga ambientet e Gjykatës së Lartë takimin që pati një ditë më parë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin.

“Ruçin e kam mik. Është i veçantë prej të tjerëve. E quaj shtylla e PS. Edhe me Ruçin e të tjerë do të vijoj të qëndroj akoma. Pavarësisht se bën gabim kur votuan për të më arrestuar, sot e kanë pranuar që janë gabim. Në PS përfaqësoj elektoratin tim. Kam mbështetje jo vetëm nga partia por edhe si individ në Shkodër. Shkodra nuk e votoi LSI-në.”- tha Doshi.

Ndërkaq i pyetur nëse me këtë takim Doshi po negocion rikthimin në Partinë Socialiste pas përjashtimit nga grupi në muajin mars, kohë kur shpërtheu edhe historia e atentatit të pretenduar ndaj tij, Doshi tha se rikthimi në PS nuk do të përbënte lajm.

Share it :