Dorëheqje e kërkesë publike për dorëheqje
Nga Alba Kepi
Sorella Meloni dhe Fratello Rama
Dorëheqje në Itali, pushtet absolut në Shqipëri
Pak orë pas humbjes së referendumit mbi reformën e drejtësisë, qeveria e Giorgia Meloni përjetoi tërmet politik. Rezultati rreth 54% “Jo” sfidoi legjitimitetin e Kryeministres dhe nxori në pah tensionet e brendshme në kabinet.
Andrea Delmastro, Nënsekretar i Drejtësisë, dha dorëheqjen menjëherë.
Giusi Bartolozzi, Shefja e Kabinetit, bëri të njëjtën gjë.
Kryeministrja kërkoi publikisht që Ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, të ndjekë të njëjtën rrugë.
Të tre janë nën hetime gjyqësore për çështje financiare dhe menaxhim institucional. Ky veprim tregon se pas një humbjeje elektorale, në Itali ekziston një kulturë llogaridhënieje dhe përgjegjësie publike.
Shqipëria?
Pushtet i paprekshëm dhe mungesë përgjegjësie
Në Shqipëri, situata është e kundërt. Kryeministri Edi Rama mbetet i paprekshëm, e shton pushtetin absolut, edhe pse përballet me akuza të përsëritura për korrupsion e skamdale, tenderë publikë klientelistë, keqpërdorim të fondeve dhe shkelje të ligjit në menaxhimin e projekteve publike.
Asnjë kërkesë publike për përgjegjësi nuk bëhet. Pushteti dhe influenca mbi institucionet mbeten të pacenuara, ndërsa qytetarët shikojnë vetëm heshtje dhe manipulim të informacionit.
Në Itali, ligji dhe opinioni publik kanë peshë reale, ndërsa në Shqipëri, pushteti mbetet mbi ligjin.


