Donaldi shfaqet i afërt dhe ngacmohet me Beatrixin, Bora Zemani bën veprimin e papritur

Pas daljes së Semit nga shtëpia e famshme është duke u komentuar shumë raporti i Donaldit me Beatrixën dhe veprimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit duken si flirtime.

Afrimiteti i tyre është komentuar shumë dhe nga banorët, madje ditën e djeshme Antonela iu tha “pëlqeheni ju të dy”.

Ndërkohë Semi e ftuar në “Fan Club” u shpreh se mes tyre ska asgjë dhe ishte e sigurt për këtë.

Por si e ka pritur Bora Zemani këtë marrëdhënie mes Trixës dhe Donaldit?

Të gjithë kanë vënë re një detaj që në rrjet u mor se Bora “foli” me këtë veprim.

Moderatorja në puntatën e kësaj të hëne ka vendosur mos vendosë varësen që i dhuroi Donaldi pak javë më parë, ndryshe nga çfarë bëri të shtunën në “Përputhen Prime”.

Share it :