Dobrushi, përfaqësues i Soros në Ballkan’/ B@mb@ e Goxhajt: 15 mln franga zvicerane nga ambasada i janë dhënë fondacionit për qëllime kr!m!nale
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë tejet befasuese sa edhe shqetësuese për paratë e taksapaguesve evropianë, që sipas tij janë përdorur nga fondacioni Soros për qëllime kriminale.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ përmes një lidhje me skype, Goxhaj teksa bëri lidhjet dhe rrjetin e shpërndarjes së Fondacionit Soros në Ballkan, baza e të cilit është Beogradi, tha se Andi Dobrushi, është vendosur në krye të këtij fondacioni nga Aleks Soros, ngjarje kjo e mbajtur në Tiranës.
Është pikërisht emri i Dobrushit, ai që është denoncuar më herët sipas Goxhajt, për krijimin e një mekanizmi në bashkëpunim me të gjitha ambasadat në vendin tonë, që paratë dhe fondet e shpërndara nga diplomacitë, të shkonin direkt në fondacionin Soros për qëllime personale kriminale.
15 milion franga zvicerane i janë dhënë fondacionit Soros nga qeveria zvicerane për të realizuar politikat e qeverisë zvicerane sipas qëllimeve të koncepteve të shoqërisë së hapur. Në ambasadën zvicerane në Shqipëri punon motra binjake e drejtorit të fondacionit në Shqipëri, irida dobrushi
Do dalë lakuriqësia e një agjende allishverishesh, fisesh, familjesh, grupe njerëzish që marin e japin. Janë shumë duar që kapin një kokë, dhe e gjitha kjo ka qenë kundër Shqipërisë dhe armiqësore ndaj saj. Shoqëria civile po të kishte vërtet përfaqësimin e saj të vërtetë do të kishte vënë ulërimën që më 2014 për agjendën e shpopullimit, qartë po dukej se si shqiptarët po dëboheshin.
Duhet diskutimi vetëm për disa shoqata që vjedhin, ky është rektrutim i agjencive të huaja të njerëzve shqiptarë për t’u përdorur për qëllime të tyre kriminale. Rezultati duket qartë, sepse ata vetë kanë shkëmbyer këto fondacione të ambasadave, me dashje apo pa dashje në strofulla të rrjetit Soros, i cili ka përdorur të gjithë paratë e të huajve për qëllime kriminale.
Ajo që del bomba e muajit mars, ka të bëjmë me faktis se si 6 mln euro në kuadër të procesit të Berlinit nga BE, në fakt janë kthyer në një lumë i madh parash, në një rezervuar të madh, i krijuar nga Soros në Ballkan, ku Andi Dobrushi është drejtor për të gjithë Ballkanin, e kam denoncuar më parë se si është krijuar një mekanizëm në bashkëpunim me të gjitha ambasadat.
Janë krijuar një rrjet i zyrave të Soros në Ballkan, ku drejtor i Përgjithshëm është Andi Dobrushi. Kjo është arsyeja pse Aleks Soror erdhi në Tiranë dhe aty u vendos dhe u firmos për të gjitha zyrat e Soros të Ballkanit, me qendër në Beograd dhe do të drejtohej nga Dobrushi.




