Policia e Shtetit njoftoi 24 orë përpara protestës kombëtare të opozitës për rrugët dhe segmentet që do të bllokohen për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e datës 12 nëntor e që pritet të nisë në orën 16:00.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Ajo që nuk dihet është sa do të zgjasë protesta, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se “do zgjasë sa t’i teket popullit opozitar”.




