Florenc Drizari
Muharrem Xhafa: Më 5 Maj homazhe me portretin e Komandantit të Përgjithshëm të LANC-it, Enver Hoxha
Veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare, politikanë, të afërm të të rënëve si dhe qytetarë të shumtë, pritet të përkujtojnë ditën e Dëshmorëve. Pesë Maji është dita që përkujtohen të rënët e LANÇ-it. Edhe pse kjo ditë shënon një ngjarje historike për vendin, aktualisht ka debate mes përfaqësuesve të qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Komuniste në vend, përsa i përket zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe kremtimet me foton e Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve. Pas “incidentit” të një viti më parë, ku komunistët mbanin në duar foton e Hoxhës, ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama po zhvillonte homazhe pranë momumentit të të rënëve, duket se situata nuk ka ndryshuar edhe në këtë përvjetor. Burime nga qeveria theksojnë se ndalohen fotot e Enver Hoxhës gjatë ceremonisë zyrtare të Kryeministrit Rama, ndërkohë që kontaktuar nga gazeta, komunistët deklarojnë se nuk kanë pasur ftesa nga qeveria.
Muharrem Xhafa
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa deklaron se nuk heq dorë nga marrja e portretit të Hoxhës në homazhet e 5 Majit dhe se ndalimi i këtij vendimi do të ishte një turp për qeveritarët.
“Partia e Punës dhe Fronti i Majtë Popullor nuk i ndajnë dëshmoret e Atdheut në komunistë e në ballistë, në të majtë e në të djathtë. Dëshmorët janë një e të pandarë, janë lavdia e kombit. Më 5 Maj do të shkojmë në Varrezat e Dëshmorëve për të bërë homazhe edhe me portretin e Komandantit të Përgjithshëm të LANC-it e të ndërtimit të socializmit, shokut Enver Hoxha. Portreti i Komandantit i nderon dëshmorët e Atdheut, u bën nder familjeve të dëshmorëve dhe bazave të LANC-it, ia ngre prestigjin gjithë popullit shqiptar!”,-ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Muharrem Hoxha.
Gjithashtu kundër ndalimit të homazheve në Varrezat e Dëshmorëe shprehen edhe komunistë të tjeë. Të kontaktuar nga gazeta “Starndard”, Muho Asllani dhe Marko Dajto thonë se nuk janë njoftuar për aktivitetin e 5 majti nga partia më e madhe në koalicionin e zgjedhjeve të 23 qershorit, PS-ja, ndërkohë që theksojnë se ndalimi i mundshëm i portretit të Enver Hoxhës do të ishte një fyerje e rëndë që sipas tyre i bëhet figurave historike të vendit. Madje Marko Dajti si përfaqësues i frontit të Majtë shkon edhe më tej, duke thënë se nëse ndalohet portreti i Hoxhës në këtë aktivitet, lëvizja e tij do të ndërmarrë një aksion për prishjen e busteve të ndërtuara pas viteve 1990.
5 maji
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte lufta e zhvilluar midis forcave (shkurt LANÇ) partizane shqiptare dhe ushtrive pushtuese nazi-fashiste, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri përgjatë viteve 1939-1944. Lëvizja Çlirimtare Kombëtare ishte organizimi kryesor i rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesve. Ajo u institucionalizua në 16 shtator 1942, në Konferencën e Pezës.
Megjithëse komunistët kishte shumicën në Këshillin e Përgjithshëm, në të ishin përfshirë edhe figura të njohura nacionaliste si Myslym Peza, Abaz Kupi, etj. Me këtë koferencë Shqipëria u rreshtua zyrtarisht me krahun e forcave te Aleances Antifashiste.
Muho Asllani: Homazhe me foton e Hoxhës, ka qenë komandat i luftës
Sekretar Politik i Partinë Komuniste Muho Asllani, thotë në një prononcim për gazetën “Standard”, shprehet kundër ndalimit të homazheve me foton e Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve, duke kritikuar qeveritarët e majtë. Sipas tij, Hoxha ishte komandant i kësaj lufte dhe ndalimi i fotos do të ishte një akt i padenjë.
“Nëse është diskutuar moslejimi i pjesmarrjes me foton e Enver Hoxhës në homazhet e dëshmorëve të rënë, kjo është një gabim i rëndë. Kjo është tradita e popullit tonë dhe respekti që i bëhet të rënëve. Edhe qeveritarëve tanë në çdo aspekt, të majtë dhe të djathtë, ato djem dhe vajza të popullit shqiptar janë dhe duhet t’i bëjmë homazhe. Do ishte mirë që qeveritarët që janë në fuqi duhet t’i kishin ftuar partitë e krahut të majtë, por edhe të djathtë që të bëjnë homazhoe në Varrezat e Dëshmorëve. Ashtu siç bëmë koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit, ashtu të kishin ftuar të gjithë të bënin homazhe në Varrezat e Dëshmorëve”,-shprehet Asllani. Ai thotë se nuk ka pasur ftesë për këtë aktivitet edhe pse deklaron se do të marrë pjesë si çdo vit për të përkujtuar dëshmorët e kombit.
Majko Dajti: Nëse ndalohemi, do shembim të gjitha bustet pas ‘90
Përfaqësues i frontit të majtë, Marko Dajti reagon ashpër nëse qeveria ndalon homazhet në Varrezat e Dëshmorëve me foton e Enver Hoxhë. Në një prononcim për gazetën “Standard”, Dajti thotë se nëse qeveria e ndalon aktivitetin e tyre me fotot e Hoxhës në duar, atëherë përfaqësus të këtij froni do të ndarmarrin hapa për prishjen e busteve të ngritura në Shqipëri pas viteve 1990.
“Do marrim pjesë në Varrezat e Dëshmorëve dhe nuk kam asnjë ftesë nga Partia Socialiste se do t’i bëjmë homazhet bashkë, por ne do t’i bëjmë vetë ashtu siç i kanë hije popullit. Do të nderojmë të parët tanë që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Si mund të shkosh tek varrezat pa komandantin e tyre? Është turp i madh. Mund ta bëjnë vetëm armiqt e atdheut. Nëse do të tentojnë nesër (sot) të na pengojnë, ne nga nesër mbrëma do të nisim aksionet për prishjen e të gjithë monumenteve të ngritura që pas viteve ’90”,-deklaroi Dajti.
Partia Demokratike: Rama rilindi Enver Hoxhën
Pas publikimit të disa fotove në profilin e Kryeministrit Rama në “Facebook” nëntorin e kaluar, Partia Demokratike reagoi duke kritikuar krerët e PS-së për rikthimin e figurës së Enver Hoxhës. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi ka thënë se: “23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm”. Sipas Vorpsit, “ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës. Shihni faqen zyrtare të kryeministrit në “facebook”, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha”. “Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjen me dhunë, shkel ligjin e Kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha”, – ka thënë zëdhënësja e PD-së, Vorpsi. Sipas saj, Partia Demokratike i kërkon kryeministrit të distancohet nga akti i poshtërimit të shqiptarëve, si dhe të kërkojë falje të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.




