Diplomat pa vlerë në treg? Shkolla kthen lekët e studimeve.

Artan Fuga

 

Fuga_-_Photo1Nobelisti i shquar Jozeph Stiglitz, duke folur për arsimimin e rinisë, thotë se është krejt e padrejtë edhe financiarisht që studentët që diplomohen në universitete me nota të mira dhe nuk gjejnë punë, të mos kërkojnë që universitetet përkatëse të paguajnë mbrapsht një pjesë të shpenzimeve të studimeve si përgjegjësi sociale për diplomën e paorientuar mirë dhe pa cilësi.

Si çdo mall.

Kur rezulton falls, malli i kthehet shitësit, si preshët, hudhrat, kastravecët.

Unë mendoj se në këtë dritë të paktën studentët me mesatare 9 e lart duhet të merren përsipër nga universitet përkatëse për të kërkuar punë bashkë me studentin dhe propozuar atij vende pune sipas profilit të studimeve të kryera. Nëse brenda tre vjetësh kjo nuk është e mundur, atëher duhen kthyer mbrapsht së paku gjysma e shpenzimeve të studentit për shkollim.

Kësaj i them drejtësi, konkurrencë, përgjegjësi sociale, dhe do të shohim sesi do të vihen nota kot pastaj sikurse bëhet tani, apo do të shohim se çfarë konkurrence do të sjellë kjo mes studentëve.

Sot për sot fakti që shkollat e larta lëshojnë diploma kot e më kot, pa asnjë përgjegjësi për vlerën e tyre në treg, nuk është as e drejtë, as konkurrenciale, as me parimet e tregut, por është një lloj zhvatje e organizuar dhe e mbrojtur me ligj e rinisë dhe e familjeve, mijra familjeve.

Share it :