Dikur këndonin në rrugë, dje triumfuan në Eurovision…

Mbrëmë ishte finalja e festivalit më të madh evropian të këngës, ”Eurovision”, në të cilin vendi u parë u fitua nga Italia, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për ”Maneskin” me këngën ”Zitti E Buoni”, një këngë kjo që arriti të bëjë për vete votuesit, duke i siguruar kështu Italisë vendin e parë në këtë festival.

Mirëpo, tashmë një fotografi e grupit ka filluar të qarkullojë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjete sociale, ku shihen këta të fundit tek këndojnë në një rrugë, në kohën kur fama e tyre zinte vend vetëm në atë hapësirë.

Ndërkaq, sot, në Evropë e në gjithë botë, po komentohet kënga e tyre.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :