Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

Ambientalisti Sazan Guri ka treguar për sëmundjet kancerogjene që vijnë si pasojë e plehrave në Halil të Fushë-Krujës.

Në një video ku shfaqet nga “vendi i krimit” në fshatin Halil të Fushë Krujës së bashku me Aulon Kalanë, Sazan Guri shprehet se situata me djegien e plehrave është katastrofë mjedisore, sociale, histori dhe shëndetësore.

Aulon Kalaja theksoi se në Fushë Krujë ka gurore, fabrika çimentosh dhe një pirg gjigand me plehra që digjet, e për shkak të këtyre mosha mesatare e kancerit ka zbritur në 15 vjeç.

Sazan Guri tha se banorët nuk po thithin ajër por helm me 7 metale të rënda në përbërje. Kjo vlen edhe për perimet që ato mbjellin në bahqe.

Ai theksoi po ashtu se protesta duhet të mbahet e gjallë pasi shqiptarët nuk e meritojnë “një Edi Ramë, Ballë apo Shals”.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Share it :