Dhuna ndaj të rinjve/ Adriana Kalaja, në emër të PD, kallëzim në SPAK për Demon, Hitajn, Torbën…

Dhuna ndaj të rinjve/ Adriana Kalaja, në emër të PD, kallëzim në SPAK për Demon, Hitajn, Torbën…

Avokatja e njohur Adriana Kalaja do të depozitojë gjatë ditës së sotme në SPAK një denoncim kundër të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj studentëve në protestën e organizuar prej tyre para ministrisë së Arsimit dhe në qendër të Tiranës.

‘Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj rinisë, gazetarëve dhe protestuesve, sot, më datë 14 tetor, në orën 11.00, ne porosi të veçantë të Kryetarit të PD Z. Sali Berisha, në emër të PD’së, do depozitoj kallëzim penal në SPAK, për veprat penale veprime arbitrare, vrasje e mbetur në tentativë etj., kundra: Ervin Demo; Skender Hita; Oliger Torba’…shkruna Kalaja në një postim ne facebook.

Pamjet tejet e rënda të para mbrëmë gjatë protestës, lidhur me dhunën ndaj studentëve, gazetarëve dhe protestuesve të ndryshëm, tregojnë se vetëm punonjës të Policisë së Shtetit nuk janë këta barbarë.

Janë thjesht banditë me uniformë që, po bëjnë çdo veprim kriminal për mbrojtjen e regjimit.

Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj rinisë, gazetarëve dhe protestuesve, sot, më datë 14 tetor, në orën 11.00, ne porosi të veçantë të Kryetarit të PD Z. Sali Berisha, në emër të PD’së, do depozitoj kallëzim penal në SPAK, për veprat penale veprime arbitrare, vrasje e mbetur në tentativë etj., kundra:

Ervin Demo;

Skender Hita;

Oliger Torba;

Shefit të Komisiariatit Nr. 1;

Shefit të Komisiariatit Nr. 2;

Shefit të Komisiariatit Nr. 3;

Shefit të Komisiariatit Nr. 4;

Shefit të Komisiariatit Nr. 6;

4 policëve të pezulluar;

Drejtuesit të Agjensisë Mbikqyrjes Policore;

Si dhe çdo person i paidentifikuar prej nesh për veprat penale që kallëzojmë.

Të shohim nesë Klodian Braho i Dosjes 184 a do të vijojë të amnistojë banditin Ervin Demo e gjithë zinxhirin drejtues të Narco Policisë.

Share it :