Dhimbja e kokës te tumoret e trurit

Migraine IIDhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun. Në 9% të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës – është e njëanshme, pulsuese, e përcjellë me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik. Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike, në bazë të të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, sulmon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë. Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokëdhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakranaile. Pacientët zakonisht i frikëson kokëdhimbja e fortë. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë kokëdhimbja, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru.  Realiteti qëndron ndryshe. Disa kokëdhimbje të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninje. Si ta zbulojmë më të keqen? Nëse keni kokëdhimbje dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i të parit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo vetëm një anësie (gjymtyre), humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40 vjeçare), harresa, etj, duhet urgjent të vizitoheni te mjeku/neurokirurgu.

 

 

Test i ri me laser për të zbuluar meningjitin bakterial

Shkencëtarët në Universitetin Strathclyde kanë zhvilluar një test të ri për të shpejtuar diagnozën e meningjitit bakterial. Ky test përdor “nanoparticles” dhe laser për gjurmimin e më shumë se një bakteri në një kohë të dhënë dhe kështu i hap rrugën një trajtimi të ri. Nëse nuk kapet shpejt, meningjiti bakterial mund të çojë në helmim të gjakut dhe dëmtim të trurit. Detajet e testit të ri, janë botuar në revistën “Chemical Science”. Meningjiti bakterial është më i zakonshëm tek fëmijët nën pesë vjeç dhe kjo shpesh mund të marrë kohë për të diagnostikuar saktësisht cilat baktere janë përgjegjëse. Hulumtuesit e “Strathclyde” thanë se testi i tyre mund të aplikohet për çdo lloj patogjen që përmban ADN, si kërpudhat apo viruset.

 

Meshkujt, më shumë të rrezikuar nga kanceri sesa femrat

Sipas statistikave të reja globale, burrat janë 50 për qind më shumë të rriskuar të vdesin nga kanceri sesa gratë. Të dhënat e publikuara nga “Cancer Research” në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se më shumë se 4,6 milionë meshkuj vdesin nga kjo sëmundje çdo vit në të gjithë globin, ekuivalente me 126 burra në çdo 100.000. Kjo krahasohet me rreth 3,5 milionë gra që vdesin nga kjo sëmundje çdo vit, duke paraqitur 82 gra për 100.000. Evropa Qendrore dhe Lindore janë rajonet ku burrat kanë shkallën më të lartë të vdekjes në krahasim me femrat. Në Afrikën Lindore gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri sesa burrat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ka edhe një dallim më të zymtë, e cila tregon se burrat kanë 30 për qind më shumë gjasa të vdesin nga kanceri sesa femrat. Katër vrasësit më të mëdhenj të kancerit në mbarë botën janë të mushkërive, mëlçisë, stomakut dhe zorrëve, shkruan “Idea”. Së bashku, ato shkaktojnë pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve nga kanceri në mbarë botën.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.