DETAJET: Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese
Një shpërthim i fortë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e së dielës.
Sipas hetimeve paraprake nga policia, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi.
Nga shpërthimi janë dëmtuar mbi 5 biznese përreth, ndërsa fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen viktima.
Forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës.
Grupet hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe një ekspertizë më e detajuar për të konfirmuar nëse rrjedhja e gazit ka qenë shkaku kryesor i shpërthimit.




