Një pjesëtar i Forcave të Armatosura është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në Gjirokastër. Bëhet e ditur se, Ibrahim Ahmetaj rreth 27 vjeç është gjetur i vetëvarur nga familjarët, në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2023/06/28/e-rende-ne-gjirokaster-27-vjecari-gjendet-i-vdekur-nga-familjaret-ne-afersi-te-baneses-se-tij/




