Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se demokratët kanë vendosur këtë të premte të kushtëzojë marrëdhëniet me komisionet parlamentare.
Vendimi i opozitës vjen një ditë pasi maxhoranca miratoi në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Nga ana tjetër, mësohet se PD-ja i është drejtuar edhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin.
Basha e ka cilësuar ”terrorist” ligjin për Teatrin e Ri, i miratuar natën e kaluar vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa akuzoi Ramën se po i trajton shqiptarët si armiq.




