Dëshmia tronditëse/ Flet miku që ishte me Lear Kurtin natën kur e ndaloi policia: Pashë që po rrihej barbarisht në makinë. I thashë mos e prekni se është i sëmurë, do ju ngeli në dorë

Pash që ishin 3-4 patrulla.  Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti, për emisionin “Piranjat” në ABC.

 

Ngjarja e rëndë e së enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vjeçari Lear Kurti gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në duart e policisë së shtetit. Menjëherë pas ngjarjes kishte një pafundësi alibish, që çuan në përplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe spitalit të Traumës. AMP pretendonte se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, por “Trauma” theksonte se tek ata i riu ka mbërritur pas asnjë shenjë jete.

Edhe vetë policia ishte konfuze në deklaratat e publikuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht, u tha se viktima kishte gëlltitur një dozë me kokainë, ndërsa më pas tha se ishin dy doza.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetët atë natë? Emisioni “Piranjat” ka marrë versionin e dëshmitarit okular në këtë ngjarje të rëndë.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

 

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

 

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto.  Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës.

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.”

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë  se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

 

I riu tregon se në vendin e ngjarjes ka mbërritur në momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin.

 

“I kam marrë vesh në komisariat detajet. Ai ju paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo që të ishte po të kishte edhe një Kg do ta hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë.” tha miku i të ndjerit.

Mes të tjerash ai tregon se i ka parë policët teksa dhunojnë me shkelma dhe me grushte Learin.

 

“Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic”

 

“E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar.”

 

“Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital”

EMISIONI: “PIRANJAT”

 

 

 

 

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.