Denoncim i fortë/ “Vjedhje shtetërore masive e naftës në Armo!”

Ish-kryeministri, Sali Berisha në rrjetin social facebook, ka publikuar mesazhin e denoncuesit digjital. Sipas denoncimit të dërguar te Berisha po bëhet një vjedhje masive shtetërore me naftën në Armo. Gjithashtu denoncuesi shkruan se punëtorët janë pa rroga, por jo vetëm kaq, sipas tij, keqtrajtohen edhe nga banditë të qeverisë.

Statusi i plotë i Berishës:

Vjedhje shteterore masive e naftes ne Armo!

Puntoret pa rroga dhe te keqtrajtuar nga bandite te narkoqeverise.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

i nderuar profesor
me falni qe po ju shkruaj por doja t’ju vija ne dijeni diçka qe eshtr per te miren e këtij vendi
Une jam nje punonjës i uzinës ballshit qe e ka mare ne dore nje bande hajdutesh dhe doja t’ju beja me dije se vertet ju keni kaq e kaq dite qe flisni per grabitjen e Rinasit por Ketu te ne po grabiten 10 here me shume se Rinasi pasi po e nxjerrin naften pernate paakzizë dhe me e forta eshtr se dogana qe duhet ti kontrolloj eshtr bashkepunim me Keta sepse autobotet shoqerohen nga dogana vete dhe e nxjerrin naften pafature tvsh-je kurse ne nuk na japin as rrogat na i vonojne shume dhe na heqin e marin nga puna si t’ju doje qejfi. e gjitha kjo bëhet me dijeni te policisë dhe antikontrabandës dhe e kanë ne dore Tani Lepuri dhe bandite te tjere. dhe na bejne presion me puntoreve qe presim daten e rroges ndaj ju lutem te ngrini një temë te tille pasi Ketu po grabitet cdo gje hapur

Share it :