Demokratët Europianë: Edi Rama, shantazh politik dhe dhunë policore mbi studentët

Demokratët Europianë: Edi Rama, shantazh politik dhe dhunë policore mbi studentët

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish mbi dhunën barbare që po ushtron policia me urdhër të Edi Ramës mbi qindra gjimnazistë e studentë shqiptarë prej 7 ditësh tashmë.

Ata theksojnë se Edi Rama ka gjetur një mënyrë të re për të heshtur të rinjtë e Shqipërisë: kërcënimin e të drejtës së tyre për arsim.

Rama ka kërcënuar hapur studentët e përfshirë në protesta me humbje bursash, mbështetje financiare dhe arsim falas. Demokratët Europianë e quajnë këtë: shantazh politik.

PDE / EDP theksojnë se “bursat nuk janë armë politike që duhet përdorur kundër mospajtimit”.

Demokratët Europianë kërkojnë që Edi Rama të lërë mënjanë arrogancën e tij, e cila po rrezikon rrugën natyrore të Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Edi Rama ka gjetur një mënyrë të re për të heshtur të rinjtë e Shqipërisë: kërcënimin e të drejtës së tyre për arsim.

Pas represionit të dhunshëm që dëshmoi e gjithë bota, kryeministri ka kërcënuar hapur studentët e përfshirë në protesta me humbje bursash, mbështetje financiare dhe arsim falas.

Kemi dënuar çdo formë dhune, nga çdo anë, që nga dita e parë. Por kjo ka një emër: shantazh politik. Bursat nuk janë armë politike që duhet përdorur kundër mospajtimit.

Edi Rama duhet të lërë mënjanë arrogancën e tij, e cila po rrezikon rrugën natyrore të Shqipërisë drejt integrimit europian.”- shkruajnë Demokratët Europianë.

Share it :