Delfina Aziri, Miss Shkurti i “Playboy”

Delfina AziriNjë tjetër shqiptare shpallet Miss i revistës “Playboy” në Gjermani. Këtë herë është Delfina Aziri ajo që është shpallur Miss Shkurti, prej revistës më të njohur erotike në botë. Numri i cili ka në kopertinë modelen e njohur Kate Moss, në brendësi te tij i ka kushtuar një sesion të plotë fotografik Delfinës Ky është dhe një lajm i mirë për modelen e cila në shkurt gjithashtu feston 20-vjetorin e lindjes. Me përmasa 84-63-90 dhe gjatësi 177 cm, fansja e filmave aksion dhe muzikës rock ka për ëndërr… e çfarë tjetër? Të kapë Hollivudin!

 

 

Elvana Gjata dhe Kaos vijnë me këngën “Disco Disco”

 Këngëtarja nga Shqipëria vjen sërish me një bashkëpunim të ri me grupin e reperëve kosovarë, pas hitit “Fake”. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elvana Gjata shumë shpejt do të sjellë videoklipin e ri të këngës “Disco Disco” e cila vjen bashkëpunim me reperët e grupit Kaos. Kjo këngë është paralajmëruar kohë më parë nga të dy artistët, por duket se tashmë gjithçka është gati dhe videoklipi do të vijë për pak ditë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Elvana e cila ka postuar një promo në “Facebook”. Projektet e mëparshme të këngëtares kanë qenë hite në tregun muzikor shqipfolës.

 

“Anuloje”, videoklipi i ri i Gentës

 Këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar videoklipin e ri të këngës së titulluar “Anuloje”. Ajo vjen për publikun me një stil të veçantë siç di të paraqitet vetë këngëtarja e cila njihet për dinamizmin e saj në skenë dhe potencën e interpretimit. E veçanta e këtij projekti është se videolipi vjen i xhiruar i tëri në bardh e zi. Teksti ka tematikë dashurinë dhe përpjekjet për të kaluar një jetë sa më të mirë mes partnerëve. Tekstin dhe muzikën i ka bërë Arsim Bunjaku ndërsa aranzhmanin Virusi.

 

 

Afërdita Dreshaj, me këngë të re

 Bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, duke folur për jetën private, ka bërë të ditur se nuk është në lidhje dashurie. Këngëtarja, modelja dhe tashmë prezantuesja televizive, Afërdita Dreshaj, ka deklaruar se është duke punuar në këngën e saj të re. Bukuroshja, e cila njihet si një prej modeleve më të suksesshme shqiptare dhe që e ka provuar vetën edhe në botën e muzikës, ka treguar se është duke e bërë gati projektin e ri. “Tani jam duke e realizuar një projekt të ri muzikor me kompaninë “Elephant”. Është një këngë ritmike, është një këngë pak më ndryshe se “Superstar”. Më pëlqen shumë, besoj se do të pëlqehet edhe nga publiku”, – theksoi Afërdita. Ajo ka dhënë detaje edhe rreth jetës private duke bërë të ditur se nuk është në lidhje dashurie. “Jam ‘single’ dhe jam duke e shijuar momentin tim të karrierës. Është një moment i bukur ky që po e jetoj dhe dua të ta jetoj deri në fund. Po merrem me projektet e mia dhe tani dua që të dal sa më mirë kënga ime e re”, – tha Dreshaj.

 

 

Stresi, me këngë të re për Shën Valentin

  “Video e re, gati më 14 shkurt”, – ka shkruar reperi në mesazhin nën foto, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. Disa ditë më parë, ai ka postuar edhe foto të tjera ku shfaqet gjatë xhirimeve të videos. Reperi i njohur Stresi do të sjellë një video të re ne një ditë të veçantë për të dashuruarit siç është “Shën Valentini”. Në një foto të postuar në “Instagram”, Stresi shfaqet si një kavalier me një kostum të zi, ndërkohë që pranë tij është një vajzë e veshur me fustan të kuq. “Video e re, gati më 14 shkurt”, – ka shkruar reperi në mesazhin nën foto, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. Disa ditë më parë ai ka postuar edhe foto të tjera ku shfaqet gjatë xhirimeve të videos. Meqenëse pritet të publikohet më 14 shkurt me siguri që kënga ka në qendër një histori dashurie.

 

 

Flaka Krelani: Skena është në Shqipëri, po arti në Kosovë

 Gjate një interviste për “Prive” në “Klan Kosova”, Flaka Krelani nënkampionia e “DWTS Albania”, teksa u pyet se përse ndodh që gjithmonë shqiptarët e Kosovës janë pjesëmarrës në spektakle të tilla në Shqipëri, Flaka u përgjigj: “Çdo organizim që bëhet, kosovarët janë të parët ata që thirren. Pse? Sepse, unë mendoj se skena është në Shqipëri, por arti në Kosovë. Mirëpo, pa art nuk ka skenë”.

 

 

 

Share it :