Deklaratat e Palmer për të, Berisha: Do e shqyrtoj dhe reagimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës së sotme, nëse do të ngrejë padi edhe ndaj Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer.

Ky i fundit komentoi për Zërin e Amerikës vendimin e DASH për ndalimin e hyrjes në SHBA të Berishës dhe familjes së tij.

“Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij. Në një aspekt, Palmer është një zyrtar i lartë i departamentit dhe ka mbrojtur deklaratën. S’ka bërë ndonjë gjë tjetër Palmer. Megjithatë do e studioj dhe këtë, por sot jam për të që është bërë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri paralajmëroi sot një padi ndaj Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, i cili njoftoi dje shpalljen “non grata” të Berishës në SHBA dhe e akuzoi për “korrupsion madhor”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :