Deklarata e ish-kreut të SHISH drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, të ndërhyjë SPAK!

Deklarata e ish-kreut të SHISH drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, të ndërhyjë SPAK!

Ish shefja e SHISH, Vlora Hyseni është përfshirë sot në një polemikë me gazetaren Klodiana Lala në hyrjen e ambienteve të GJKKO para se të njihej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për lidhjet e saj me Ergys Agasin ajo iu përgjigj: “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”

Ndërkohë për këtë incident në ambientet e GJKKO ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në reagimin publik, AGSH dënon deklaratat e Hysenit dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë menjëherë, ndërsa i bën thirrje SPAK që ta trajtojë me seriozitet episodin.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala”, thuhet në reagim.

Sipas AGSH-së, personat nën hetim duhet të japin llogari përpara drejtësisë, ndërsa presioni apo shantazhi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.

Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të japë llogari vetëm përpara drejtësisë, ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen”, vijon deklarata.

Asociacioni i kërkon gjithashtu Hysenit të tërheqë deklaratat dhe nxit Strukturën e Posaçme të shqyrtojë rastin.

“AGSH i bën thirrje zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje”, përfundon reagimi.

Share it :