Deklarata e Gratterit për pastrimin e parave, Çollaku: Rama u ka hapur dyert parave të dr@gës, SPAK hesht
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, komentoi deklaratat e antimafias italiane Nicola Gratteri për korrupsionin dhe dyshimet për pastrimin e parave në Shqipëri.
Çollaku akuzoi Edi Ramën se u ka hapur rrugën grupeve kriminale për të futur paratë e trafiqeve në ekonomi, ndërsa kritikoi SPAK-un për mungesën e përgjigjeve mbi përgjegjësitë e nivelit të lartë politik
Deklaratat e Nicola Gratterit për ndërtimet e shumta në Shqipëri dhe dyshimet për pastrim parash ishin në fokus të diskutimit të gazetarit Basir Çollaku në ‘Task Force’.
Gratteri është shprehur se Shqipëria është një vend me korrupsion të konsiderueshëm, ku, sipas tij, pastrimi i parave mund të jetë shumë i përhapur. Ai ka vënë në dukje kontrastin mes zhvillimit ekonomik të vendit dhe numrit të lartë të pallateve e rrokaqiejve që ndërtohen, duke e cilësuar këtë fenomen si një anomali të tregut.
‘Ne nuk jemi në Monte Carlo, nuk jemi në Londër, nuk jemi në Montreal, nuk jemi në Nju Jork. Jemi në Shqipëri, një vend i Europës Jugore, që e ka nisur rrugëtimin e tij nga një ekonomi kryesisht bujqësore dhe blegtorale’, është shprehur Gratteri.
Duke komentuar këto deklarata, Çollaku tha se sektori i ndërtimit është kthyer në një nga destinacionet kryesore të parave që vijnë nga burime të tjera, në kushtet kur Shqipëria nuk ka tregje financiare të zhvilluara dhe ka pak sektorë të tjerë me kapacitet për të thithur investime të tilla.
Sipas gazetarit, kjo histori nuk ka nisur sot, por që prej vitit 2014. Ai vuri në pikëpyetje edhe rolin e SPAK në hetimin e këtyre fenomeneve dhe deklaroi se, fjalët e Gratterit do të donte ti dëgjonte nga kreu i SPAK, Klodian Braho.
‘Do të doja që deklaratat e Gratterit t’i dëgjoja nga Braho këtu. Sepse informacionin e ka më tepër kreu i strukturës së posaçme sesa drejtuesi i antimafies së Napolit’, deklaroi Çollaku.
Çfarë ka thënë Nicola Gratteri në Piranja:
Mafia shqiptare e ka origjinën në një vend mjaft të korruptuar, ku mendoj se pastrimi i parave është shumë i përhapur. Sepse është një vend që nuk ka shumë atraksione, dhe të shohësh gjithë këto pallate e rrokaqiej që ngrihen si kërpudhat pas shiut, është tashmë një tregues se kemi të bëjmë me një anomali të tregut.
Nuk jemi në Monte Carlo, nuk jemi në Londër, nuk jemi në Montreal, nuk jemi në Nju Jork. Jemi në Shqipëri, një vend i Europës Jugore, që e ka nisur rrugëtimin e tij nga një ekonomi kryesisht bujqësore dhe blegtorale.
Deklarata e Basir Çollakut në Task Forcë:
Rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna tek zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë. Po, është e vërtetë që ndërtimi është me risk të lartë. Shqipëria nuk ka tregje financiare, Shqipëria nuk ka tregje të tjera, vetëm ndërtimin kemi si sektor të zhvilluar. Dhe është normale që të gjithë personat të cilët kanë burime të tjera të shohin të përpiqen të futen në këtë sektor.
Jo, absolutisht jo. Që nga viti 2014 është fillesa e kësaj historie. Do të doja që deklaratat e Gratterit t’i dëgjoja nga Braho këtu (Klodian Braho kreu i SPAK, shënim red). Sepse informacionin e ka më tepër kreu i strukturës së posaçme sesa drejtuesi i antimafias së Napolit.
Ajo që vjen tek ne është… Pyet çdo konsumator, do të thoshte: ‘Çfarë blejmë sot ne me lekun e fortë dhe çfarë blinim dje me lekun e dobët?’ Nëse bëjmë një njësi mase me produktet që marrim me të njëjtën sasi parash me lekun e sotëm të fortë dhe me atë të djeshmin të dobët, sasia e blerjeve është më e madhe me lekun e dobët dhe më e vogël me lekun e fortë. Për të treguar se në çfarë tabani e kemi rrëshqitur. Cilat janë degët që sjellin këto miliarda euro në Shqipëri?
Nuk është… Droga është, le të themi, kanali më i madh i prurjeve. Janë kriptomonedhat. Janë lojërat e fatit. Janë call center-at. Po, sepse flasim për miliarda, nuk flasim për miliona. Edhe call center-at e kanë sasinë e parave në miliarda.
Dhe të gjithë aktorët, edhe të call center-ave, edhe imobiliarët, pastaj futen edhe aktorë të huaj… Dhe, nëse ne kemi përmendur edhe herë të tjera, unë i di edhe me emra, bashkërisht, njëlloj si ju. Dy banda që janë në proces hetimor në Belgjikë, në Spanjë, në Francë e të tjerë, kanë të kapitalizuara të ardhura informale nga trafiku i drogës, në një shumë të barabartë me buxhetin e shtetit.
Tetë apo nëntë miliardë, sa është. Kur dy grupe kriminale kanë buxhetin… Sa të tilla janë në Holandë, në Belgjikë, në Dubai, në Londër e të tjerë? Ato e rivalizojnë lehtësisht Prodhimin e Brendshëm Bruto.
E gjithë kjo para që vërshon informalisht drejt Shqipërisë, për t’u futur edhe në banka, sepse ka edhe banka në trafikun e drogës, është përmendur edhe nga Gratteri, edhe në dosjet e përbashkëta me Italinë dhe vende të tjera në Shqipëri.
Që kjo para e paligjshme, e trafiqeve, të hyjë në sistemin dhe në ekonominë tonë, sepse është kriminalizuar edhe buxheti në këtë formë, kjo para atje shkon dhe prokurorët e gjyqtarët i marrin nga një dorë para droge të pastruara në këtë mënyrë.
Duhet një lejues, duhet një firmëtar për ta bërë të mundur këtë. Duhet një Edi Ramë për ta bërë. Duhet ky me busull morale të palëkundur për ta bërë këtë që…
Ky lideri global, që i bën nënën Shqipërisë, ky i ka firmosur si investitorë strategjikë krerët e bandave. Janë të gjitha dosje që janë transmetuar. Ai e di edhe çmimin e orës 400 mijë euro; e kishte parë dosjen vetë.
Atë punë ka, mbas zhveshjes e ka, nuk do ta mohojë. Do të thotë: ‘E vura për provë’. Përveç kësaj, të gjithë këta që e kanë marrë peng atë, nuk e lënë të thotë jo për asgjë. Investime strategjike pafund. Ka trafikantë droge që janë në burg dhe mbajnë leje. Ka trafikantë droge që janë jashtë vendit dhe marrin leje. Vendas dhe të huaj. Sinaloa merr leje këtu, Cosa Nostra merr leje këtu, Ndrangheta merr leje këtu.
Dhe do ta rithem për të njëzetën herë: është procedimi penal numër 20 i vitit 2010, numër 17 në strukturën e posaçme, ai i investimeve të Ndranghetës, në të cilin thuhet se ai kryepolici merrte ryshfet, pagesa që ia bënte mafia. Kryepolici, që sot është kryetrafikanti i armëve. Dhe struktura e posaçme nuk e identifikon prej gjashtë vitesh kryepolicin që merr para nga mafia. Euro janë edhe ato. Dhe do të lihet të vazhdojë trafiku. Kush është lejuesi?
Ndaj them se strukturës së posaçme mua nuk më bëjnë më përshtypje asnjë nga dosjet që janë në duart e saj. Të gjitha më duken më tepër një përditshmëri rutinë, janë kthyer fatkeqësisht në normalitet. Nëse ata që i kanë të gjitha provat e mundshme për të shkuar te Edi Rama, për ta marrë të pandehur, janë të vonuar, duhet të kishin shkuar.
Te Balluku, te Haxhiu rrinë… E zbulojnë nga një shtëpi në javë për Ballukun. Një në Siçili, një në Sardenjë, një në Londër, një në Austri, një në çdo katund turistik… Dhe thonë: ‘E zbuluam edhe këtë’. Qysh, ‘e zbuluam edhe këtë’?
Po kanosja? Që i bëri… që i doli edhe i ati. Janë gjëra shumë të rënda. I doli i ati që ishte i vetëvrarë, burri dëshmitar i asaj që kishte shkuar deri te dera e prokurorisë: ‘Hajde ta arrestojmë, pra, se më ka kërcënuar me jetën’, dhe ajo vrau veten.
Gazetarja e Fiksit që shkoi pas Ballukut për intervistën u aksidentua, i doli një makinë përpara. Shoferi… A ishte shofer i ministrit të Brendshëm Çuçi? Shoferi tjetër i ministrit të Brendshëm Xhafaj u vetëvra. Ish-kolegu i Myftarajt u vetëvra. Janë të gjitha këto çështje…
Tani, e gjithë kjo dallgë parash, edhe ky trafik armësh që bëhet me rolin, me historitë e tjera, edhe gjithë kjo para informale në euro, sjell edhe miliona. Ndaj, këtu është pyetja kryesore që i bëjmë dhe për të cilën SPAK-u nuk na ka dhënë përgjigje: Po përfitimi i Edi Ramës ku është? Sepse ky përfitim lidhet me përgjegjësinë që ka, me lejet që u ka dhënë, me bekimin që u ka dhënë dhe me ndihmën që u ka dhënë.
Tani, kur qeveria amerikane ka marrë nismën për të hetuar Edi Ramën për krijimin e narkokartelit, pikërisht për këtë arsye, për shkak të miliardave, sepse këto miliarda investohen edhe në Amerikë.




